YouVersion Logo
Search Icon

1 Seleniqiot 2

2
Krie e ditë
1Sepse ju vetë e diji, vëllazër, t’ardhuritë tanë ndër ju, që nuk’ u bë të mbrazëtë.
2Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë.
3Sepse dhidhahia onë nuk’ u bë nga e rremea, as nga e keqea, as nga gënjeshtra.
4Po sikundr’ u dhoqimasm nga Perndia që të na besonej nevet Ungjilli, kështu kuvëndojmë, jo sikur do të pëlqejmë njerëzet, ma Perndisë, që kërkon zëmëratë tona.
5Sepse fjala onë nukë qe kurrë mbë kollaqi, sikundr’ e diji, as kërkuam kurrë lakëmi. Perndia është martiri inë.
6As kërkuam nga njerëzitë nder, as nga juvet, as nga të tjerë, ndonëse mundjëm të kërkojëm, si Apostoj të Krishtit.
7Po u bëm të butë ndë mes tuaj, posi mëndeshëa që ngroh ndë gji djelmt’ e saj.
8Kështu tuke dëshëruarë juvet, duamë t’u bëjëmë pjesë juvet jo vetëmë nga Ungjilli i Perndisë, po edhe nga shpirtëretë tanë, sepse u bëtë të dashurë mbë nevet.
9Sepse juvet i mbai mënd, vëllazër, zahmetnë tonë e të lodhuritë; tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndojmë asnjë prej jush, kemi dhidhaksurë Ungjillë e Perndisë ndër juvet.
10Juvet jini martirë edhe Perndia, sa Shënjtërisht, e me sa të drejtë, e pa sharë jemi prurë mbë ju që besuatë.
11Që sikundr’ e diji, që cilinëdo nga jush, si babai djelmt’ e tij u lutishëm e u parigorisjëm.
12E u vërëm ndë be, që të ecëjëtë sikundrë ka hie Perndisë që u thërret juvet ndë mbretëri të tij e ndë nder.
13Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë.
14Sepse juvet, vëllazër, kini gjarë qishëvet së Perndisë, që janë ndëpër Iudheë mbë Krishtinë Iisunë, sepse të tila punëra kini besuarë edhe juvet nga filia juaj, si edhe ata nga Çifutë.
15Nga ata që vranë edhe Zonë Iisunë, edhe vetë Profitëtë, edhe nevet na kanë ndjekurë, e s’kanë pëlqierë Perndisë, e janë armiq të gjithë njerëzet.
16Ata na mbodhisjënë nevet të flasëmë ndë filira të tjera që të sosenë, që të venë tuke mbushurë gjithënjë merrën’ e fajevet së ture, sepse erdhi mbi ta urgjia e Perndisë ngjera të pastajmenë.
17Po nevet, vëllazër, si u varfëruam nga jush ca kohë, sa nga të parëtë, jo nga zëmëra, nxitojëm më tepërë të shohëm faqenë tuaj me dëshërim të madh.
18Andaj deshëm të vijëm ndër ju (makar unë Pavllua) edhe një herë, edhe di herë, po na mbodhisi nevet Satanai.
19Sepse cila është shpëresa onë, a gëzimi, a kurora e mburrëcisë? Vallë nukë jini juvet përpara Zotit sonë Iisu Hristoit mbë t’ardhurë të tij?
20Me të vërtetë juvet jini nderi inë, edhe gëzimi inë.

Currently Selected:

1 Seleniqiot 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in