1 Seleniqiot 1
1
Krie e parë
1Pavllua, e Silluanoi, e Timotheoi mbë Qishë të Seleniqotet, mbë Babanë Perndinë, e mbë Zonë Iisu Hristonë, le të jetë dhurëti mbë jush, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
2Bëjmë lëvdim Perndisë kurdo për gjithë juvet, tuke kujtuarë juvet mbë të falurë tonë.
3Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.
4Si ata që njohëmë nga Perndia, vëllazër të dashurë, të cgjedhuritë tuaj.
5Sepse Ungjilli inë nuk’ u bë mbanë jush me fjalë vetëmë, po edhe ndë fuqi, e ndë Shpirtinë Shënjt, e ndë të mbushurë të shumë, sikundr’ e diji çfarë lloi qem nevet ndë mes tuaj për të mirë tuaj.
6E juvet u bëtë gjarë nevet edhe Zotit, tuke dheksurë fjalënë me shumë pikëllim, me gëzim të Shënjtit Shpirt.
7Kaqë që jini bërë juvet ksomblë mbë gjith’ ata që besuanë ndë Maqedhoni e nd’Ahai.
8Sepse prej jush u përhap fjala e Zotit, jo vetëmë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, po edhe mbë çdo vënd arrijti besa juaj që kini mbë Perndinë, kështu që nukë duhetë që të flasëmë na gjë.
9Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe të hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për të punuarë Perndin’ e gjallë e të vërtetënë.
10E për të priturë të birit së tij nga Qielltë, atë që ngjalli ai nga të vdekuritë, Iisunë që na shpëtoi nevet nga urgjia që duan të vinte.
Currently Selected:
1 Seleniqiot 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.