Kollosait 4
4
Krie e katërtë
1Ju zotërinjtë, të ipni hakënë kopijet, e të drejtënë, e ta diji që kini edhe juvet zot ndër Qiell.
2Qëndroni mbë të falë e rriji mbë të cgjuarë mbë të, tuke efharistisurë.
3Fali gjithë bashkë edhe për nevet, që të na hapjë nevet Perndia derën’ e fjalësë për të folë për mistirio të Krishtit; për punë të këtij unë jam lidhurë.
4Që të çfaq un’ atë sikundrë ka hie mbë mua të flas për të.
5Ecëni me sofi ndë të përjashtësmitë, tuke kseshpërblierë kohënë.
6Fjala juaj le të jetë kurdo me hir, bulmuarë me kripë, kaqë të diji juvet qish të përgjegji sicilitdo.
7Për punë të mia do t’u dëftojë juvet Tihikoi, vëllai i dashurë, e shërbëtori i besuarë, e ropi bashkë me mua mbë Zonë.
8Atë e dërgova mbë juvet për këtë punë, që të shohë punëratë tuaj e të parigorisjë zëmëratë tuaj.
9Bashkë me Onisimonë të besuarinë e të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftojënë ato që bënenë këtu.
10U faletë me shëndet Aristarhoi, që është bashkë me mua ndë hekura, edhe Markua, i nipi i Varnavësë, që për atë kini marrë porsi, që nd’artë ndër juvet ta dheksni.
11Edhe Iisui që thuhetë Iusto, ata janë nga nëmuri i së prerëvet. Këta vetëmë janë punëtorë me mua bashkë ndë mbretëri të Perndisë. Ata m’u bënë mua parigori.
12U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.
13Sepse i bëj atij martiri, që ka zili të madhe për juvet, edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe ndë Ierapol.
14U faletë juvet me shëndet Llukai, jatroi i dashuri, edhe Dhimai.
15Të fali me shëndet vëllazëret që janë ndë Llaodhiqi, e Nimfait, edhe qishësë që është ndë shtëpi të tij.
16E kur të këndonetë ndë mes tuaj këjo kartë, bëni që të këndo(ne)të edhe ndë qishë të Llaodhiqisë, e juvet këndoni atë të Llaodhiqisë.
17E thoi Arhipoit, vështro shërbesënë që ke marrë mbë Zonë, që ta bëç të plotë.
18Të falëtë (është) nga dora ime e Pavllosë. Kujtoni zinçiret’ e mia. Dhurëtia me juvet. Ashtu qoftë!
* Karta mbë Kollosait u shkrua nga Romi me anë të Tihikoit e Onisimoit.
Currently Selected:
Kollosait 4: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.