YouVersion Logo
Search Icon

1 Ioannit 4

4
Krie e katërtë
1Të dashurë, mos besoni mbë çdo Shpirt, po dhoqimasni Shpirtëratë, ndë janë nga Perndia, sepse shumë profitër të rrem kanë dalë nga bota.
2Nga këjo njihetë Shpirti i Perndisë. Çdo Shpirt që mollois se Iisu Hristoi erdhi nde kurmi, ai është nga Perndia.
3Ma çdo Shpirt që thotë se Iisu Hristoi nuk’ erdhi me kurm, nuk’ është nga Perndia, e që është një Antihristo, që kini digjuarë që do të vijë, e që ndashti është ndë jetë.
4Juvet, o djelm, jini nga Perndia, e i kini mundurë ata, sepse më i fortë ësht’ ai që është ndër ju, se ai që është ndë jetë.
5Ata janë nga jeta, pra andaj kuvëndojnë nga jeta, e jeta ature u digjon.
6Navet jemi nga Perndia. Ai që njeh Perndinë, na digjon nevet. Ai që s’është nga Perndia, nukë gjegjetë nevet. Nga këjo shquajmë Perndin’ e së vërtetësë, nga Shpirti i gënjeshtrësë.
7Të dashurë, le të duamë njeri-jatërinë, sepse dashuria është nga Perndia. E ai që do, është lerë nga Perndia e njeh Perndinë.
8Ai që nukë do, nuk’ e njeh Perndinë, sepse Perndia është dashuri.
9Nga këjo u çfaq dashuria e Perndisë që ka ndër nevet, sepse dërgoi të bir’ e tij të vetëminë Perndia ndë jetë, që të rrojëmë navet me anë të tij.
10Këtu qëndron dashuria, jo sikur e deshm nevet përpara Perndinë, po që ai na deshi nevet, e dërgoi të bir’ e tij ndëjesë për faje tona.
11Të dashurë, ndë na deshi kaqë shumë Perndia nevet, edhe na duhetë kështu të duamë edhe njeri-jatërinë.
12Perndinë s’e pa kurrë njeri, ndë daçim njeri-jatërinë, Perndia qëndron ndër nevet, edhe dashuria e tij ësht’ e tërë ndër nevet.
13Nga këjo njohëmë që qëndrojëmë mbë të, e ai qëndron mbë nevet, sepse ai ka dhënë mbë nevet nga Shpirti i tij.
14E navet kemi parë, edhe martirisjëmë që babai ka dërguarë të bir’e tij për të sosurë botënë.
15Cilido që të molloisjë se Iisui është i biri Perndisë, Perndia rri mbë të, e ai mbë Perndinë.
16E nevet kemi njohurë e kemi besuarë mb’atë dashuri që Perndia ka mbë nevet. Perndia është dashuri, e kush qëndron ndë dashuri, qëndron mbë Perndinë, e Perndia mb’atë.
17Mbë këtë është e tërë dashuria e Perndisë mbë nevet, që të kemi tharos për ditë të gjuqsë, sepse ç’lloi ësht’ ai, të tillëtë jemi edhe na ndë këtë jetë.
18Frikë nukë qëndron mbë dashuri, po dashuria e tërë, e kren jashtë frikënë, sepse frika ka mundim e ai që trëmbetë nuk’ është i tërë ndë dashuri.
19Nevet adha e duamë atë, sepse ai na deshi nevet heriet e parë.
20Ndë thashtë ndonjë, se unë dua Perndinë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, ai është gënjeshtjar, sepse ai që nukë do vëllanë që e sheh, qish mund të dojë Perndinë, atë që nuk’ e sheh?
21E këtë porsi kemi prej si, që ai që do Perndinë, të dojë edhe vëllan’ e tij.

Currently Selected:

1 Ioannit 4: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in