YouVersion Logo
Search Icon

1 Ioannit 3

3
Krie e tretë
1Vështroni çfarë dashuri na dha nevet babai, që të quhemi djelm të Perndisë. Andaj nukë na njeh nevet jeta, sepse nukë njeh atë.
2Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.
3E cilido që ka këtë shpëresë mbë të, shënjtëron vetëhen’ e tij, sikundr’ është ai Shënjt.
4Cilido që bën fajnë, bën edhe anominë. E faji është paranomia.
5E e diji që ai është çfaqurë, për të ngrijturë fajetë tona, e mb’atë faj nuk’ është.
6Cilido që qëndron mbë të, nukë fëjen. Cilido që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as e ka njohurë atë.
7Djelm, mos u pllanepsjë njeri juvet; ai që bën të drejtënë, është i drejtë, sikundr’ është edhe ai i drejtë.
8Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit.
9Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia.
10Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.
11Sepse këjo është porsia që digjuatë që herën’ e parë, që të duamë njeri-jatërinë.
12Jo si Kaini që qe nga i ligu, e vrau të vëllan’ e tij. E përse e vrau atë? Sepse punërat’ e tij qenë të liga, e ato të vëllait së tij të drejta.
13Mos çuditi, vëllazërit’ e mi, nd’është që u urren juvet bota.
14Nevet e dimë që kemi shkuarë nga vdekëja mbë jetë, sepse duamë vëllazëritë. Ai që nukë do vëllanë mbetetë ndë mort.
15Cilido që nukë ka dashuri mbë vëllan’ e tij, është vreësh i vëllait së tij. E cilido vreësh i vëllait nukë ka të ndënjurë mbë të jetën’ e pasosurë.
16Nga këjo e kemi njohurë dashurin’ e Perndisë, sepse ai ka vënë Shpirtin’ e tij për nevet. E nevet pa duhetë të vëmë Shpirtinë tënë për vëllazër.
17Kush ka të mirat’ e kësaj jetet, e sheh vëllan’ e tij ndë shtrëngim, e do të mbilljë zëmërën’ e tij mbë të dhëmbura të tij, qish qëndron mb’atë dashuria e Perndisë?
18Djelmt’ e mi, le të mos duamë me fjalë (vetëmë) e me gjuhë, po me punë e me të vërtetë.
19E nga këjo e njohëmë që jemi prej së vërtetësë, e do të sigurepsjëmë zëmëratë tona përpara atij.
20Sepse ndë na dëmëton nevet zëmëra jonë, Perndia është m’e madhe se zëmëra jonë, e i njeh të gjitha pu(në)ratë.
21Të dashurë, ndë mos na dëmëton (qërton) nevet zëmëra jonë, kemi tharos përpara Perndisë.
22E çdofarë punë që të kërkojmë, e marrëmë prej si, sepse ruajmë porsit’ e tij, e bëjmë përpara si ato punëra që i pëlqejënë atij.
23E këjo është porsia e tij, që të besojmë nd’ëmër të birit së tij Iisu Hristoit, e të duamë njeri-jatërinë, sikundrë na pat dhënë nevet porsi.
24E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet.

Currently Selected:

1 Ioannit 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in