1 Ioannit 2
2
Krie e ditë
1Djelmthit’ e mi, u shkruaj juvet këto punëra, që të mos fëjeni. E ndë pastë ndonjë fëjierë, kemi kush të lutetë mbanë babait, Iisu Hristonë të drejtinë.
2E ai është një ndëjesë për faje tona, edhe jo për tonatë vetëmë, po edhe për të gjithë botësë.
3E nga këjo e dimë që e kemi njohurë atë, ndë ruajtiçim porsit’ e tij.
4Ai që thotë se e njoha atë, e porsit’ e tij nuk’ i ruan, është gënjeshtjar, e e vërteta nuk’ është mbë të.
5Ma ai që ruan fjalën’ e tij, tek ai me të vërteta dashuria e Perndisë ësht’ e tërë. Mbë këtë njohëmë që jemi mbë të.
6Ai që thotë se qëndron mbë të, duhetë që të ecëjë edhe ai kështu sikundr’ eci edhe ai.
7Vëllazër, nuk’ u shkruaj juvet porsi të re, po porsi të lashtë, që e keshëtë që krie herësë. Porsia e lashtë është fjala që patë digjuarë që krie herësë.
8Për së ditit porsi të re u shkruaj juvet, që është e vërtetë nde ai, edhe ndë juvet, se errëcira shkon, e drita e vërtetë ndashti feks.
9Ai që thotë se është ndë dritë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, është ndë errëcirë ngjera ndashti.
10Ai që do vëllan’ e tij, gjëndetë ndë dritë, e nuk’ është skandallo mbë të.
11Ma ai që nukë do vëllan’ e tij, është nd’errëcirë e nd’errëcirë ecën, e nukë di ku vete, sepse i verboi sit’ e tij errëcira.
12U shkruaj juvet, o djelm, se u ndëjenenë fajetë tuaj për ëmër të tij.
13U shkruaj juvet, o baballarë, që kini njohurë atë që ish që heriet; u shkruaj juvet, o trima, që kini mundurë dinaknë; u shkruaj juvet, o djelm, që kini njohurë babanë.
14U shkrova juvet, o baballarë, sepse kini njohurë atë që qe që heret; u shkrova juvet, o trima, sepse jini të fortë, e fjal’ e Perndisë qëndron mbë juvet, e e kini mundurë dinaknë.
15Mos doi jetënë, as punët’ e jetësë. Ndë do ndonjë jetënë, dashuria e babait nuk’ është mbë të.
16Sepse gjith’ ajo që është ndë jetë, është dëshërim i kurmit, edhe dëshërim i sivet, edhe perifani e jetësë, ajo nukë vjen nga babai, po vjen nga jeta.
17E jeta shkon, edhe dëshërimi i saj; ma ai që bën thelimën’ e Perndisë, duron për gjithë jetë të jetësë.
18Djelm, këjo është kohë e pastajme, e sikundrë digjuatë, që Antihristoi vjen, edhe ndashti janë bërë shumë Antihristër. Këtej e kupëtojmë që është kohë e pastajme.
19Prej nesh duallë, po s’qenë prej nesh, sepse të ishnë prej nesh, do të qenë mbeturë me nevet, po që të çfaqenë, që nukë janë gjithë prej nesh.
20Ma juvet kini hrismë nga Shënjti, e i diji të gjitha.
21Nuk’ u shkrova juvet si të padijturet të vërtetënë, po si të tillëvet që e dini atë, e që ndonjë gënjeshtrë nukë vjen nga e vërteta.
22Cili është gënjeshtjar, përveçe atij që arnis se Iisui nuk’ është Krishti? Kij është Antihristoi, që arnis babanë, edhe të birë.
23Cilido që arnis të birë, nukë ka as babanë.
24Juvet adha, atë që e digjuatë që krie herësë, le të qëndrojë pa luajturë mbë juvet. Ndë qëndroftë mbë juvet ajo që e digjuatë që herën’ e parë, edhe juvet do të qëndroni pa luajturë ndë babanë edhe ndë të birë.
25Këjo është ajo e taksurë, që u taksi juvet ai, jetën’ e pasosurë.
26Këto ua kam shkruarë juvet, për ata që u pllanepsjënë juvet.
27Po le të mbetetë mbë juvet ajo hrismë që kini marrë prej si, e nukë kini hri që t’u dhidhaksjë njeri juvet, ma sikundr’ u dhidhaks juvet ajo hrismë për të gjitha, edhe ësht’ e vërtetë e nuk’ është gënjeshtjare, e sikundr’ u ka dhidhaksurë juvet, qëndroni mbë të.
28Ndashti, djelm, qëndroni mbë të, që kur të çfaqetë, të kemi tharos e të mos turpëronemi prej asaj, mbë t’ardhurë të saj.
29Ndë diji që është i drejtë, dijnie se cilido që bën të drejtënë, është lerë prej si.
Currently Selected:
1 Ioannit 2: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.