1 Korinthi 9
9
Krie e nëntëtë
1Nukë jam edhe unë Apostoll? Nukë jam eleftero? Nukë paçë edhe unë Iisu Hristonë Zotnë tënë? Nukë jini juvet puna ime mbë Zotnë?
2Ndë mos jam Apostoll mbë të tjerë, ma mbë ju jam, sepse vula e Apostolisë sime juvet jini mbë Zotnë.
3Të përgjegjuritë tim mb’ata që më kërkojënë, është këta.
4Mos nukë kemi edhe nevet urdhër të hamë e të pimë?
5Mos nukë kemi edhe nevet urdhër të kemi me vetëhe kudo një grua motrë, si edhe të tjerët’ apostoj, edhe vëllazarit’ e Zotit, edhe Qifai?
6A vetëmë unë edhe Varnava nukë kemi urdhër të bëjëmë këtë?
7Cili ësht’ ai që vete ndonjëherë ndë luftë me harxh të tij? Kush vë vështë, e nukë ha nga pemm’ e tij? A kush kullot kopen’ e dhëndet, e nukë ha nga qumështit’ e grigjit?
8Mbase ndë këtë kuvëndoj si njeri? A nukë thotë edhe nomi këto?
9Sepse ndë nom të Moisiut është shkruarë: Të mos i vëç torvë kaut ndë të shirë ndë lëmë. Mos e pret Perndinë për qe?
10A nukë thotë më të tepërënë për nevet? Sepse për nevet është shkruarë këjo: Ndaje ai që liron nd’arë duhetë të lirojë me shpëresë. Edhe ai që shin, me shpëresë që do të ketë pjesë nga ajo që shin.
11Ndë mbuallm na mbë ju farë të Shpirtit, pun’ e madhe të korrjëmë nevet prej jush koqe të kurmit?
12Ndë marrënë me urdhër të tjerë nga jush, pse të mos marrëmë më tepërë na? Ma na këtë urdhër e lam mbënjanë, e i durojmë të gjitha, që të mos bëjëm ndonjë mbodhi nd’Ungjill të Krishtit.
13Nuk’ e diji ju, që ata që punojënë ndë qishë, hanë nga ato që dalënë nga qisha? E ata që qëndrojënë ndë punë të thisisastirit, kanë pjesë nga thisiastiri?
14Kështu urdhëroi edhe Zoti: Ata që dhidhaksjënë Ungjillë, nga Ungjilli të rrojënë.
15E unë nukë bëra ndonjë nga këto, e nuk’ i shkrova këto, që të bënenë kështu mbë mua, sepse është më mirë për mua të vdes, se të bëjë ndonjë lëvdimnë tim të pavëjierë.
16Sepse ndë dhidhakça Ungjillë, nukë kam lëvdim, sepse kam shtrëngim mbë vetëhe; e ve mbë mua ndë mos e dhidhakça Ungjillë.
17Sepse ndë bëfça këtë me dashuri time, kam pagë. Ma ndë bëfça me të pahir, është besuarë mbë mua ikonomia.
18Ç’ësht’ adha paga ime? Që kur të dhidhaks Ungjillë t’ua ap Ungjilln’ e Krishtit dhuratë, që të mos e bëj me të keq urdhëritë që kam mbë Ungjill.
19Sepse ndonëse jeshë unë leftero nga gjithë, u bëçë skllav mbë të gjithë, që të fitoj më të shumëtë.
20E u bëçë me Çifut si çifut, që të fitoj Çifutë. Me ata që janë ndënë nom, u bëçë sikur jeshë ndënë nom, që të fitoj ata që janë ndënë nom.
21E me ata që janë të panom, u bëçë sikur s’keshë nom (ndonëse s’jeshë i panom te Perndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitojë të panomtë.
22U bëçë ndë të smundurë, si i smundurë, që të fitoj të smunduritë. Mbë gjithë u bëçë të gjitha, që të shpëtoj me të vërtetë ndoca.
23E gjithë këtë e bëj për Ungjill, që të kem pjesë mb’Ungjill.
24Nuk’ e diji juvet, që gjithë vrapëtojënë ndë stadhio, të gjithë vrapëtojënë, po një e merr bakçishnë? Kështu të vrapëtoni, që t’arrini.
25E gjith’ ata që lëftojënë ndë lodrë të fuqisë mbahenë nga të gjitha, e këta për të marrë një kurorë që prishetë. Ma juvet, të paprishurë.
26Un’ adha, kështu vrapëtoj, që të mos jetë mbë të mbrazëtë. Kështu lëftoj, jo sikur rrah erënë.
27Po mundoj kurminë tim e e skllavos, që të mos, tuke dhidhaksurë të tjerëtë, të hidhem unë poshtë.
Currently Selected:
1 Korinthi 9: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.