YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 10

10
Krie e dhjetëtë
1Sepse unë, vëllazër, nukë dua të mos e diji juvet, që gjithë baballarëtë tanë qenë ndënë mjergullë, e të gjithë ndëpërmes të detit shkuanë.
2E gjithë mbë Moisinë u pagëzuanë ndë mjergullë, edhe ndë det?
3E gjithë patnë ngrënë nga e tila gjell’ e Shpirtit.
4E gjithë nga e tila të pirë të Shpirtit patnë pirë, sepse pijnë nga guri i Shpirtit që u vinte pas sure. E ai gur ish Krishti.
5Po Perndia nuk’ u prë ndë më të shumëtë nga ata, sepse ranë mb’udhë nd’erimi.
6E këto u bënë ksomblëra mbë nevet, që të mos dëshërojëmë nevet punët’ e këqia, sikundrë dëshëruanë edhe ata.
7As Idhollollatrë të mos bëneni, si dica nga ata, sikundr’ është shkruarë: Ndënji llaoi të haj e të pij, e u ngrenë të luaijnë.
8As të mos kurvërojëmë, sikundrë kurvëruanë ca asuresh e ranë (të vdekurë) mbë një ditë njëzet e tri mijë.
9Le të mos gucitjëmë Krishtinë, si dica nga ata që e gucitnë e u vranë nga gjërpinjtë.
10As të mos mçoni, si dica nga ata që mçuanë, e u prishnë nga prishësi.
11E këto punëra të gjitha u bënë ksomblë mb’ata, po janë shkruarë për nasihat tënë, që mbë nevet ësht’ ardhurë të sosurit’ e jetëvet.
12Pra andaj kush silloisetë që rri mbë këmbë, le të vështrojë mos bjerë.
13Nuk’ u ka gjeturë juvet piraksi, përveçe njerëzishtë. Po Perndia ësht’ e vërtetë, që nukë do t’u lërë juvet të piraksi më tepërë nga fuqia juaj, po bashkë me piraksi do të bëjë edhe mbrodhë, që të mundni juvet ta duroni.
14Pra andaj, të dashurit’ e mi, të ikëni nga Idhollollatria.
15Kuvëndoj si mbë njerëz të mënçurë. Gjukonie juvet atë që thom.
16Potiri i bekimit që atë e bekojëmë nevet, nuk’ është kungimi i gjakut së Krishtit? E buka që thiejmë nevet, nuk’ është kungimi i kurmit së Krishtit?
17Sepse një bukë vetëmë, një kurm vetëmë, jemi nevet të gjithë, sepse nga ajo e njëit bukë kemi pjesë të gjithë.
18Vështroni Israiln’ e mishit. Nukë kanë pjesë nga thisiastiri ata që hanë kurbanetë.
19Ç’thom adha unë? Se është gjë punë Idhollë? A është gjë ajo që u ther mb’Idholli? Jo.
20Ma atë që therjënë filit’ e tjera, e therjënë ndë të paudhë, e jo mbë Perndinë. E nukë dua që të kini juvet pjesë me të paudhëtë.
21Nukë mundni të pini potir’ e Zotit, edhe potir’ e së paudhëvet. Nukë mundni të kini pjesë ndë mësallë të Zotit, edhe ndë mësallë të së paudhëvet.
22A thërresëmë Zotnë me sineri? Mos jemi vallë më të fortë se ai?
23Të gjitha më janë ndëjierë, po nukë janë të gjitha të vëjiera. Të gjitha më janë ndëjierë, po s’janë të gjitha për dërti.
24Cilido le të mos kërkojë atë që i vëjen atij, po le të kërkojë gjithëkush atë që i vëjen edhe tjetërit.
25Gjith’ atë që shitetë ndë maqeli haie, pa ksetaksurë jetërë sa për fiqir.
26Sepse dheu ësht’ i Zotit, edhe ato që janë mbë të.
27E nd’u thirrtë juvet mbë gosti ndonjë nga të pabesëtë, e doi të viji, haji nga gjith’ ato që u vë juvet përpara, pa kërkuarë gjë tjatër sa për fiqir.
28E nd’u thashtë ndonjë juvet: Këjo ësht’ e therturë nd’Idhollë, mos e hai, për atë që u tha, edhe për fiqir, sepse dheu ësht’ i Zotit, edhe ato që janë mbë të.
29E fiqir thom jo tëndnë, po t’atij tjatërit, sepse për çfarë aformiet dëmëtonetë nga fiqiri i jetërit lefteria ime?
30E nd’është që unë kam pjesë nga një dhurëti, përse të më shajënë për një punë që un’ efharistis?
31Ndo të hai adha, ndo të piji, ndo të bëni ndonjë punë, gjithë për lëvdim të Perndisë t’i bëni.
32Të mos jini spodhi as mbë çifut, as mbë Elinë, as mbë Qishë të Perndisë.
33Sikundrë udisem edhe unë mbë të gjitha me gjithë, pa kërkuarë atë që më vëjen mua, po atë që vëjen ndë të shumëtë, për shpëtim të ture.

Currently Selected:

1 Korinthi 10: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in