1 Korinthi 11
11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1Të bëni të gjajturë mbë mua, sikundrë gjava edhe unë Krishtit.
2U mburr juvet, vëllazër, sepse më kujtoni mua mbë çdo punë, e sepse mbai ato që u paradhosa unë, sikundr’ ua dhaçë.
3Ndashti dua të diji juvet se çdo njeriut krie është Krishti. E krie pa e gruasë është burri. E krie e Krishtit, është Perndia.
4Çdo burrë kur faletë a kur profiteps, e ka gjë mbë krie, bie turp mbë krie të tij.
5Edhe çdo grua kur faletë a kur profiteps me krie zbuluarë, bie turp mbë krie të saj, e andaj është një lloi sikur të qe rruarë.
6Sepse ndë mos mbulonetë gruaja, edhe le të qethetë. Ma nd’është pun’ e shëmtuarë mbë gruanë të qethuritë a të rruaritë, le të mbulonetë.
7Sepse burri nukë duhetë të mbulojë kokënë, sepse është konismë e nder’ e Perndisë. Ma gruaja është nder i burrit.
8Sepse nuk’ është burri nga gruaja, po gruaja është nga burri.
9Sepse nukë qe bërë burri për gruanë, po gruaja për burrënë.
10Andaj duhetë, për Ëngjëj, të ketë gruaja nishan ndë krie, që është ndënë urdhër të burrit.
11Ndonëse as burri pa grua, as gruaja pa burrënë janë mbë Zotnë.
12Sepse sikundr’ është gruaja nga burri, kështu edhe burri me anë të gruasë, e të gjitha nga Perndia.
13Bëhuni juvet gjukatas vetë, i ka he gruasë të faletë Perndisë pa mbuluarë?
14A nukë ju dëfton juvet edhe fisi vetiut, që është turp për burrënë të rritjë çepenë.
15Ma gruaja ndë pastë leshëra është nderi i asaj, sepse leshërat’ i janë dhën’ asaj ndë vënd të bulicësë.
16Ma ndë dëfton ndonjë që do qartënë, navet s’kemi të tillë adet, as Qishët’ e Perndisë.
17E këtë u porsit juvet e nuk’ u mbur, sepse nukë mbëjidheni mbë më të mirënë po mbë më të ligënë.
18Sepse protoparë kur mbëjidheni juvet ndë qishë, digjoj që janë të përçqiera ndë juvet. E dica i besoj.
19Sepse duhetë që të jenë edhe erese mbë juvet, që të dukenë ata që janë ndë mes tuaj të zgjedhurë.
20Kur mbëjidheni dha juvet mbë një vënd, nuk’ është të ngrënë dark’ e Zotit.
21Sepse cilido nxiton mbë të ngrënë darkën’ e tij, e njëit i vjen u, e tjatëri ësht’ i dejturë.
22Mos nukë kini juvet shtëpira për të ngrënë e për të pirë? A ksenderoni qishën’ e Perndisë, e bëni të turpëronenë ata që s’kanë fare? Ç’t’u thom juvet? t’u lëvdoj juvet? Mbë këtë nuk’ u lëvdoj.
23Sepse unë mora nga Zoti atë që u dhaçë juvet, se Zoti Iisu mb’atë natë që u paradhos mbë vdekëjë, mori bukë.
24E si bëri efharisti, e theu, e tha: Merri, hai, kij është kurmi im, që do të ipetë (ndë vdekëjë) për juvet. Këtë bëni për të kujtuarë tim.
25Ashtu edhe potirë si dërkujti e pastaje, tuke thënë: Kij potir është dhjata e re mbë gjaknë tim. Këtë bëni sa herë të piji, për të kujtuarë tim.
26Sepse sa herë të hai këtë bukë, e të piji këtë potir, dëftoni vdekëjën’ e Zotit, ngjera mb’atë kohë që të vijë ai.
27Për këtë punë cilido që të hajë këtë bukë, a të pijë këtë potir të Zotit pa qënë aksio (i qëruarë) do të jetë fajëtuar i kurmit edhe i gjakut së Zotit.
28Andaj le të mendonetë njeriu vetëhen’ e tij, e kështu le të hajë nga ajo bukë, e le të pijë nga ai potir.
29Sepse ai që ha e pi i paqënë aksio, ha e pi katadhiknë e dëmn’ e tij, sepse nukë zgjuadh kurmn’ e Zotit.
30Pra andaj janë ndër ju shumë të pafuqiçim e të sëmurë, e vdesënë dica.
31Sepse ndë gjukojëm nevet vetëhenë tënë, do të mos jeshëm të gjukuarë.
32Ma kur jemi gjukuarë, mundonemi nga Zoti, që të mos gjukonemi bashkë me botë.
33Pra andaj, vëllazërit’ e mi, kur mbëjidheni për të ngrënë, pritni njeri-jatërinë.
34Ma nd’ i ardhtë u ndonjëit, le të hajë mbë shtëpi, që të mos mbëjidheni për të dëmëtuarë. E punërat’ e tjera kur të vij unë, do t’i vë mb’udhë.
Currently Selected:
1 Korinthi 11: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.