YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 12

12
Krie e dimbëdhjetëtë
1E për dhurëti të Shpirtit, vëllazër, dua që ta diji juvet.
2Ju ndashti e diji që kur jeshëtë të pëgërë, vejëtë pas idhollëvet së vuvosura, sikundr’ u hiqnë.
3E andaj ju dëftoj juvet, që ndonjë që flet me Shpirt të Perndisë, thotë: anathema Iisunë. Edhe ndonjë s’mund të thotë Zot Iisunë, përveçme me anë të Shënjtit Shpirt.
4Të ndara dhurëtivet janë, ma Shpirt një i vetëmë është.
5E të ndara shërbesavet janë, po një Zot vetëmë është.
6E të ndara punëravet janë, ma ajo Perndi është vetëmë, që bën mbë gjithë të gjitha punëratë.
7E mbë cilinëdo pa është dhënë të çfaqurit’ e Shpirtit për mbrodh.
8Mbë një është dhënë me anë të Shpirtit fjal’ e sofisë, e mbë një tjetër pa fjal’ e së dijturit, sikundr’ është vetë Shpirti.
9Mbë një tjetër pa, besa me atë Shpirt. E mbë një tjetër pa, dhurëtit’ e shërimevet me atë Shpirt.
10Mbë tjetër të bërat’ e thavmaturgjivet, e mbë tjetër Profitia, e mbë tjetër të zgjedhurit’ e Shpirtevet, e mbë tjetër çdolloi gjuhëra, e mbë tjetër të mpsuarit’ e gjuhëvet.
11E të gjitha këto i bën njeri e ai Shpirt i vetëmi, e i ndan veçë-veçë mbë cilëdo sikundr’ i pëlqen atij.
12Sepse sikundr’ është një kurmi, e ka shumë anë, e gjithë anët’ e njëit kurmit ndonëse janë shumë, është një kurm vetëmë, ashtu edhe Krishti.
13Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism.
14Sepse kurmi nuk’ është një copë, po shumë.
15Ndë thashtë këmba: Unë nukë jam nga kurmi, sepse nukë jam dorë, mbase për këtë nuk’ është prej kurmit?
16E ndë thashtë veshi: Nukë jam prej kurmit, sepse nukë jam si, mbase për këtë nuk’ është prej kurmit?
17Të qe gjithë kurmi një si, ku do t’ish të digjuaritë? Të qe gjithë vesh, ku do t’ish hunda?
18Po ndashti Perndia i ka vënë anët’ e kurmit, cilëdo nga ato ndë kurm, sikundrë deshi.
19Ma të qenë të gjitha një anë vetëmë, ku do të qe kurmi?
20Po ndashti anë janë shumë, e kurmi një.
21E nukë mund siri t’i thotë dorësë: Unë nukë kam hri nga teje; a krietë pa këmbëvet: Nukë kam hri nga ju.
22Ma janë më shumë të kërkuara ato anë të kurmit, që gjajënë se janë më të smundura.
23E ato anë të kurmit që na dukenë se janë më të ksenderçura, nd’ato apëmë më të veshurë me shumë nder; e më të shëmtuaratë tona, ato kanë më shumë të stolisurë.
24E anëtë tona të nderçuratë, nukë kanë hri për stoli, po Perndia e ka bashkuarë kurmnë, me të dhënë më të shumë nder asaj anet që i lipsej.
25Që të mos jetë të përçqierë ndë kurm, po anëtë të kenë kujdes njera-jatërënë.
26E ndë pësoftë gjë një anë, të pësojënë me të bashkë të gjitha anëtë. E ndë gëzoftë një anë, të gëzonenë me të bashkë gjithë anëtë.
27Juvet ndashti jini kurmi i Krishtit, e anë veçë e veçë mbëjedhurë mbë një.
28E ca i ka vënë Perndia ndë qishë, ndë vënd të parë apostojtë, ndë të ditinë Profitë, ndë të tretinë dhaskalëtë, pastaje fuqitë, pastaje dhurëtit’ e shërimevet, ndihmëratë, qiveritë, të ksijisurat’ e gjuhëvet.
29Mos janë gjith’ apostoj? Mos janë gjithë Profitër? Mos janë gjithë Dhaskalë? Mos janë gjithë fuqira?
30Mos kanë të gjithë dhurëtira të shërojënë? Mos kuvëndojënë gjithë gjuhëratë? Mos i ksijisjënë gjithë?
31Po dëshëroni dhurëtitë më të miratë, edhe do t’u dëftoj juvet një udhë më të lartë.

Currently Selected:

1 Korinthi 12: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in