1 Korinthi 8
8
Krie e tetëtë
1E për ato kafshë që therjënë nd’idhollë, na e dimë që gjithë kemi të dijturë. Të dijturitë mbahetë mbë të madh, ma dashuria stis.
2E nd’është ndonjë që mendonetë se di gjë, edhe s’ka dijturë gjë sikundrë duhetë.
3Ma kush do Perndinë, ai është njohurë prej asaj.
4Pa për të ngrën’ adha nga ato që janë therturë nd’Idhollë, e dimë që Idholl s’është fare gjë ndë botë, e që s’është jetërë Perndi, përveçe njëit vetëmë.
5Sepse ndonëse janë nga ata që quhenë Perndira ndër Qiell, a mbi dhe (sikundrë janë Perndira shumë, e zotërinj shumë).
6Ma sa për nevet një Perndi vetëmë është, babai, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet prej asi. Edhe një Zot vetëmë, Iisu Hristoi, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet me anë të tij.
7Ma nuk është mbë të gjithë të njohuritë. E dica ngjera sot me fiqir të idhollit, hanë të tillë gjellë si të therturë nd’Idhollë. E mëndie ture si ësht’ e sëmurë, u molepsetë.
8E një gjellë nevet nukë na nxjer afër te Perndia, sepse as ndë hagrëçim, do të kemi gjë më tepërë, as ndë mos hagrëçim, do të kemi gjë më pak.
9Po vështroni mirë se mos kij urdhëri juaj bënetë mbodhi ndë të sëmurë.
10Sepse ndë të paftë njeri tij që je i dijturë të rriç ndë mësallë ndë vënd t’idhollëvet, do të mos i lozë fiqiri i tij që ësht’ i smundurë të hajë të therturatë nd’idhollë?
11E (kështu) për të dijturitë tat do të humbasë vëllai it i sëmuri, që për atë vdiq Krishti.
12E kur të fëjeni ju me të tillë punë kondrë vëllazëret, a kur t’u prishni ature fiqir’ e ature që është i smundurë, fëjeni mbë Krishtinë.
13Pra andaj ndë skandalis të ngrënëtë vëllanë tim, do të mos hamë kurrë mish, që të mos s(k)andalis vëllanë tim.
Currently Selected:
1 Korinthi 8: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.