1 Korinthi 7
7
Krie e shtatëtë
1E për ato punëra që më patë mua shkruarë, pun’ e mirë është për njerinë që të mos ngasë grua.
2Po për kurvërira, cilido le të ketë gruan’ e tij, e cilado grua le të ketë burrën’ e saj.
3Burri le t’i apë gruasë dashurinë që i ka borç. Ashtu edhe gruaja burrit.
4Gruaja e martuarë nuk’ urdhëron kurmin’ e saj, po burri. Ashtu edhe burri nuk’ urdhëron kurmin’ e tij, po gruaja.
5Mos sterepsni njeri-jatërinë, përveçme ndë qoftë me kuvënd të divet përherë, që të bëni gjë të luturë a agjërim. E përsëri të mbëjidheni të di bashkë, që të mos u gucitjë juvet Satanai, sepse s’mund të mbahishtë.
6E këtë ua thom me të cbriturë, e jo me porsi.
7Sepse dua të jenë gjithë njerëzitë sikundrë jam edhe unë, po gjithëkush ka dhurëtin’ e tij nga Perndia, një kështu, e një ashtu.
8Ature që nukë kanë grua edhe së vavet u thom unë, që është mirë për ta ndë mbeçinë kështu si edhe unë.
9Ma ndë mos mbahenë, le të martonenë, sepse është më mirë të martonenë, se të përcëllihenë.
10E të martuaret pa u porsit, jo unë, po Zoti, të mos ndahetë gruaja nga burri.
11E nd’u ndaftë, le të mbetetë e pamartuarë, a le të paqconetë me burrën’ e saj, e burri le të mos ta lërë gruanë.
12E ndë të tjerëtë pa thom unë, e jo Zoti, ndë qoftë ndonjë vëlla që të ketë grua të pabesë, e ajo do të rrijë me të bashkë, le të mos e lërë atë.
13E nd’është gruaja që beson që ka burrë të pabesë, e do të rrijë me të bashkë, le të mos e lërë atë.
14Sepse është Shënjtëruarë burri i pabesë për gruanë të besësë. E gruaja e pabesë u Shënjtërua për burrë të besësë. Ndrishe djelmtë tuaj, do të qenë të molepsurë, e ndashti janë Shënjtorë.
15Ma nd’u ndaftë i pabesi, le të jetë ndarë, sepse nuk’ është ndë skllavi vëllai a motra ndë këto punëra, po Perndia na ka thirrë ndë paq.
16Sepse ç’di ti, o grua, se ndë je ti për të sosurë burrënë? A ç’di ti, o burrë, se ndë je ti për të sosurë gruanë?
17Përveçe gjithëkush sikundr’ ësht’ ajo që i ka dhënë Perndia, e gjithëkush sikundr’ e ka thirrë Zoti, ashtu le t’ecëjë. E kështu dhidhaks unë ndë gjithë qishëra.
18Është thirrë ndonjë (ndë besë) kur qe i prerë? Le të mos dojë të duketë se ësht’ i paprerë. Është thirrë ndonjë kur qe pa prerë? Le të mos pritetë.
19Të prerëtë s’mbrodh gjë, po është të ruajturitë e porsivet së Perndisë.
20Gjithëkush le të mbetetë mb’atë të thirrë, që është thirrë.
21Je thirrë ti kur jeshe rop? Mos të vijë gulçim. Po edhe ndë mundç të lefteroseç, shërbe më shumë.
22Sepse ai që kur qe rop është thirrë te Zoti, ësht’ eleftero mbë Zotnë, ashtu kush është thirrë kur qe eleftero, është shërbëtuar i Krishtit.
23Jini blerë me të çmuarë. Mos u bëni skllev të njerëzet.
24Gjithëkush adha, o vëllazër, sikundr’ është thirrë, mb’atë edhe të mbetetë afër Perndisë.
25E për vergjëresha pa, urdhër nga Zoti nukë kam, po ap nasihat si i eleisurë nga Zoti të jem i besësë.
26Silloisem adha se këjo është një e mirë për shtrëngim që është ndashti, se pun’ e mirë është për njerinë që të qëndrojë kështu.
27Je lidhurë me grua, mos kërko të zgjidheç. Je lidhurë nga gruaja? Mos kërko grua.
28E ndë marrç grua, nukë ke faj. E nd’u martoftë një vergjëreshë, nukë fëjen, po do të kenë t’idhura ndë kurm të tillëtë. E unë u kurcej juvet.
29E këtë e thom, o vëllazër, se sot di parë koha ësht’ e shkurtërë. Andaj ata që kanë grua, le të jenë si edhe ata që s’kanë.
30Edhe ata që qajënë, si ata që nukë qajënë. Edhe ata që gëzonenë, si ata që nukë gëzonenë. Edhe ata që blejënë, si ata që sikur s’urdhërojënë gjë.
31Edhe ata që kanë mb’urdhër këtë botë, të vështrojënë sikur s’kanë gjë mbë dorë, sepse tend’ e kësaj diniasë shkon.
32U dua ndashti të jini juvet pa silloi. I pamartuari ka silloi për punë të Zotit, qish t’i pëlqejë Zotit.
33E ai pa që ësht’ i martuarë ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë gruasë.
34Janë ndarë gruaja edhe vergjëresha. E pamartuara ka ndër mënd punët’ e Zotit, që të jetë e Shënjtëruarë ndë kurm edhe ndë Shpirt. E e martuara ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë burrit.
35E këtë ua thom për të mirë tuaj, jo t’u vë thile mbë qafë juvet, po për atë që është e nderçurë e t’u afërojë ndë punë të Zotit pa mbodhi.
36E ndë silloisetë ndonjë se i gjan turp ndë vashëzë të tij që e mban pa martuarë, kur i shkon koha, e duhetë të martonetë, le të bëjë atë që do, nukë fëjen. Le të martonenë.
37E kush është i paluajturë ndë zëmërë të tij, e s’ka shtrëngim, po është mb’urdhër të tij, e vuri kshill me zëmërë të tij të ruajë vashëzën’ e tij, bën mirë.
38Cili dha e marton bën mirë. Edhe cili nuk’ e marton, bën më mirë.
39Gruaja është lidhurë ndë nom gjithë kohënë që rron burri saj, ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë. Le të marrë cilinëdo, përveçme si do Zoti.
40Ma do të jetë më e lumurë ndë mbetë kështu, sikundrë silloisem unë, sepse më duketë që kam edhe unë Shpirt Perndiet.
Currently Selected:
1 Korinthi 7: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.