YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 6

6
Krie e gjashtëtë
1Guxon njeri nga jush, kur të ketë qartë me ndonjë, të gjukonetë përpara së shtrëmbëret, e jo përpara Shënjtorëvet?
2Nuk’ e diji juvet që Shënjtorëtë do të gjukojënë botënë? E nd’është që gjukonetë bota prej jush, s’jini të zotë për të gjukuarë të vogëlë?
3Nuk’ e diji juvet që na do të gjukojëmë ëngjëjtë, sa më tepër punët’ e kësaj jetet?
4Ndë kini adha qartëra për punëra të kësaj jetet, viri ndë gjuq të gjukojënë ata që s’janë zënë për fill ndë qishë.
5E thom këtë që t’u bëj të turpëroni. Kështu adha nuk’ është ndër jush asnjë i dijturë, që të mundjë të hijë ndë mes të gjukojë vëllan’ e tij?
6Po vëllai me vëllanë gjukonetë, e këtë përpara gjukatëset së pabesë?
7E është faj i madh me të vërtetë për ju, të kini njeri me jatërinë qartëra. E pse nukë merri më tepërë të sharë? Pse nukë duroni më tepërë dëmnë?
8Ma juvet bëni të sharë, e biri dëm, e këtë ndë vëllazër.
9Nuk’ e diji ju që të shtrëmbëritë nukë do të kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë? Mos gënjeni. As kurvjarëtë, as Idhollollatrëtë, as mihotë, as të fëmuaritë, as ata që fëjejënë para jush.
10As kusarëtë, as tamahqarëtë, as të dejturitë, as fjalëligtë, as ata që rrëmbejënë, do të mos kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë.
11E të tillë të jeshëtë ca. Po jini larë, po jini Shënjtëruarë, po jini bërë të drejtë me ëmër të Zotit Iisuit, edhe me Shpirt të Perndisë sanë.
12Të gjitha më janë ndëjierë, po nukë më vëjejënë të gjitha. Të gjitha më janë ndëjierë, po unë nukë do të jem skllavosurë mbë ndonjë.
13Gjellëratë për bark, e barku për gjellëra, e Perndia do të prishjë edhe këtë edhe ato. Po kurmi nuk’ është për kurvëri, po është për Zotnë, e Zoti për kurmnë.
14E Perndia edhe Zotnë e ngjalli, edhe nevet do të na ngjalljë me anë të fuqisë tij.
15Nuk’ e diji që kurmetë tuaj janë krahët’ e Krishtit? Të marr adha unë krahët’ e Krishtit, e t’i bëj krahë të kurvësë? Perndia më ruajtitë!
16A nuk’ e diji se ai që bashkonetë me kurvënë, bënetë një kurm me atë? Sepse thotë: Do të jenë të di kurmetë mbë një kurm.
17E ai pa që është bashkuarë me Zotnë, është një Shpirt me të.
18Ikëni kurvërinë. Çdo faj që bën njeriu është jashtë kurmit. Ma kurvjari fëjen kondrë kurmit së tij.
19A nuk’ e diji që kurmi juaj është qishë e Shënjtit Shpirtit që është ndër ju, e ai Shpirt u është dhënë nga Perndia, e nukë jini të vetëhesë suaj?
20Sepse jini blerë shumë shtrëjt. Nderoni Zotnë adha me kurm tuaj, edhe me Shpirt tuaj, që janë të Perndisë.

Currently Selected:

1 Korinthi 6: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in