YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 5

5
Krie e pesëtë
1Më të pastajmenë digjonetë ndër ju një kurvëri, që e tillë kurvëri as ndë fili të tjera zihetë ngoje, kaqë që një mban gruan’ e jatit së tij.
2E juvet jini perifanepsurë, tek dojëtë më shumë të qajëtë, që të ngrihetë nga mesi juaj ai që bëri të tillë punë?
3E unë ndonëse jam si larg me kurm, po jam ati me Shpirt, ndashti e gjukova sikur jam ati, atë që guxoi të bën të tillë punë, kështu.
4Mbëjedhurë juvet, edhe Shpirti im, mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, me fuqi të Zotit sonë Iisuit Krishtit,
5Le të ipetë një i tilli nde Satanai për vdekëjë të kurmit, që të sosetë Shpirti tij ndë ditë të Zotit Iisuit.
6Nuk’ është të mirë të mbajturitë tuaj mbë të madh. Nuk’ e diji që pakëzë brumë mbrun gjithë të mbrumënë?
7Qëroni adha brumët’ e vjetërë, që të jini një e mbrujturë e re, sikundrë jini pa brumë, sepse Krishti inë i pashkësë u ther për nevet.
8Pra andaj le të lusëmë të krëmptenë jo me brumë të vjetërë, as me brumë të së keqesë e së ligësë, po me të ndorme të së qëruarësë e të së vërtetësë.
9U shkrova juvet ndë kartë të mos përzihi me kurvjarë.
10E nuk’ u thom që të mos përzihi fareseje me kurvjarë të kësaj jetet, a me tamahqarë, a me rrëmbeës, a me Idhollollatrë, se të qe ndrishe dojëtë pajetërë të dalëtë jashtë nga këjo jetë.
11Po u shkrova juvet ndashti të mos përzihi ndë qoftë ndonjë që të quhetë vëlla, e është ja kurvjar, ja tamahqar, ja Idhollollatr, ja fjalëlig, ja i dejturë, ja rrëmbeës; me të tillinë as të mos hai bashkë me të.
12Sepse ç’borç kam unë që të gjukoj ata që janë jashtë? Nukë gjukoni juvet për ata që janë brënda?
13Sepse ata që janë jashtë do t’i gjukojë Perndia. Nxiri jasht’ adha të lignë nga mesi juaj.

Currently Selected:

1 Korinthi 5: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in