1 Korinthi 4
4
Krie e katërtë
1Kështu le të na silloisjë nevet cilido njeri, si shërbëtorë të Krishtit, e si konomë të së fshehuravet së Perndisë.
2E e pastajmea, që kërkonetë ndë konomë, që të gjëndetë gjithëkush i besësë.
3Po mua pak më përton të gjukonem nga jush, a nga gjuqi i njerëzet, e më tepërë që as bëj gjuq për vetëhe.
4Sepse nukë di ndonjë faj mbë vetëhe time, ma nukë gjukonem mbë këtë, po Zoti ësht’ ai që më gjukon.
5Pra andaj mos doi të gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa të vijë Zoti, e ai do të ndritëcojë të fshehurat’ e errësirësë, e do të çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do të bënetë mbë cilinëdo të mburturitë nga Perndia.
6E ndashti këto, o vëllazër, i kam kthierë me sqimë qenehú mbë vetëhe time e mbë Apollonë, për juvet, që me anë tënë të mpsoni që të mos silloisni të larta më tepër nga ç’është shkruarë, që të mos kordhosetë njeri kondrë jatërit.
7Sepse kush të shquan tij nga jetëri? E ç’ke ti që nuk’ e ke marrë? E nd’është që e ke marrë, pse mburre sikur s’e ke marrë?
8Ndashti jini të ngosurë, ndashti tepëruatë, pa nevet mbretëruatë. E makar të keshëtë mbretëruarë, që të mbretërojëmë edhe na me juvet bashkë.
9Sepse më duketë që Perndia na çfaqi nevet apostojtë të pastajmë si t’apofasisurë mbë vdekëjë, sepse u bëm boroli ndë botë edhe mbë ëngjëj edhe mbë njerëz.
10Nevet të marrë për Krishtinë, e juvet t’urtë mbë Krishtinë. Nevet të smundurë, e juvet të fortë. Juvet të nderçurë, e nevet të ksenderçurë.
11Ngjera mbë këtë kohë nevet durojmë unë edhe etnë, e jemi të cveshurë, e rrihemi, e vijmë rrotullë tutje e tëhu se s’kemi ku të qëndrojëmë.
12E mundonemi tuke punuarë me duar tona. Kur shahemi, bekojmë. Kur na ndjekënë, durojmë.
13Kur na vllasfimisjënë, - u lutemi me fjalë t’ëmbla, si paçamuret’ e botësë u bëm, skupirat’ e gjithëvet ngjera sot.
14Nuk’ i shkruaj këto punëra për të bërë juvet turp, po u ap nasihat si djelmt’ e mi të dashurë.
15Se edhe që të keshëtë dhjetë mijë Pedhagogë mbë Krishtinë, ma nukë kini shumë baballarë, sepse un’ u kam pjellë juvet mbë Iisu Hristonë me anë t’Ungjillit.
16Për atë punë u lutem të jini pas meje.
17Andaje u dërgova juvet Timotheonë, që është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia që ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra.
18Ca prej jush u perifanepsnë sikur do të mos vijë u ndër ju.
19Po do të vij shpejt ndër ju, ndë dashtë Zoti, e do të njoh jo fjalën’ e ature që u perifanepsnë, po fuqinë.
20Sepse mbretëria e Perndisë s’është ndë fjalë, po është ndë fuqi.
21Ç’doi? Të vij mbë ju me stap, a me dashuri, e me Shpirt të së butësë?
Currently Selected:
1 Korinthi 4: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fen.png&w=128&q=75)
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.