YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 3

3
Krie e tretë
1Edhe unë, vëllazër, nukë munda të u kuvëndojë juvet si njerëzet të Shpirtit, po u kuvëndova si njerëzet të kurmit, u kuvëndova posi foshnjëvet mbë Krishtinë.
2U ushqeva juvet me qumështë, e jo me gjellë, sepse s’jeshëtë dhe të zotë për gjellë. Edhe as ndashti s’jini.
3Sepse edhe po të mishtë jini, sepse kur është ndër juvet zili, e qartë, e të përçquarë, nukë jini të mishtë, e nuk’ ecëni njerëzisht.
4Sepse kur thotë një: Unë jam i Pavllosë; e tjatëri: Unë jam i Apolloit, nukë jini të mishtë?
5Cili është Pavllua, e cili ësht’ Apolloi? Jo jetërë po shërbëtorë që me anë të ture besuatë juvet, e sikundrë që dha Zoti mbë cilinëdo.
6Unë fitepsa, Apolloi potisi, ma Perndia i rriti.
7Kaqë që as ai që fiteps, as ai që potis s’janë kafshë, po Perndia që i rriti.
8Ai që fiteps edhe ai që potis një janë; ma cilido, do të marrë pagën’ e tij sikundrë punoi.
9Sepse navet jemi punëtorë të Perndisë, bashkë me të. Juvet jini arë e Perndisë, shtëpi e Perndisë.
10Sikundr’ është dhurëtia e Perndisë që m’është dhënë mua, unë shtiva bina si një sofo arhitekto, një tjatër pa ktis mbi të. Po cilido le të vështrojë mirë çfarë lloi ktis mbi të.
11Sepse tjatër bina nukë mund të vërë ndonjë përveçe asaj që është shtirë, që ajo bina është Iisu Hristoi.
12E ndë qoftë që të ktisjë ndonjë mbi këtë bina, ar, ergjënd, gurë të paçmuara, dru, bar, kallame.
13Puna e gjithëkujt do të çfaqetë, sepse dita e Zotit do ta dëftojë, sepse do të zbulonetë me anë të zjarit. E zjari do të dëftojë punën’ e gjithëkujt ç’lloi është.
14Kujt t’i mbetetë puna që ka bërë gjithëkush, do të marrë pagë.
15E cilitdo që t’i digjetë puna, do të dëmëtonetë, po ai do të shpëtojë, ma kështu si ndëpërmes të zjarit.
16Nuk’ e diji që jini Nao i Perndisë, e Shpirti i Perndisë rri brënda mbë juvet?
17Cilido që prish Qishën’ e Perndisë, atë do ta prishjë Perndia, sepse Qisha e Perndisë, që jini juvet, është Shënjte.
18Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë.
19Sepse të dijturit’ e kësaj jetet, është marrëzi ndaje Perndisë, sepse është shkruarë: Unë do të zë të dijturitë ndë dinakëri të ture.
20E përsëri: Zoti njeh fiqiret’ së dijturet, që janë të pavëjiera.
21Ndonjë adha le të mos mburretë mbë njerëz, sepse gjithë punëtë janë tuajtë.
22Kaqë Pavllua, kaqë Apolloi, kaqë Qifai, kaqë bota, kaqë jeta, kaqë vdekëja, kaqë ato që janë sot, kaqë ato që do të vijënë, gjithë tuajtë janë.
23E juvet, të Krishtit, e Krishti i Perndisë.

Currently Selected:

1 Korinthi 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in