YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 2

2
Krie e ditë
1E unë kur arçë ndër juvet, vëllazër, erdha jo me fjalë të larta, a me sofi, t’u dëftojë juvet martirin’ e Perndisë.
2Sepse nukë silloisa të dijë gjë tjatër ndë juvet, përveçe Iisu Hristonë, edhe këtë të mbërthierë ndë Kruq.
3E unë ndënja mbë juvet me shumë t’unjurë, e me shumë frikë e të dredhurë.
4E fjala ime, edhe dhidhahia ime qenë jo fjalë të dërtuara me të dijturit’ e njerëzet, po me të dëftuarë të Shpirtit e të fuqisë.
5Që të mos jetë besa juaj ndë sofi të njerëzet, po ndë fuqi të Perndisë.
6Nd’ata që janë të tamamtë nevet flasëmë sofi. Ma sofi jo të kësaj jetet, as sofi të arhondëvet të kësaj jetet që prishenë.
7Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do të thom për atë sofin’ e fshehurë, që pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë.
8Atë sofi nuk’ e njohu ndonjë nga arhondët’ e kësaj jetet, sepse ta kishnë njohurë nukë kishnë mbërthierë ndë Kruq Zotn’ e nderit.
9Po, sikundr’ është shkruarë: Ato që siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë të njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata që e duanë atë.
10Po ndë nevet Perndia i çfaqi me anë të Shpirtit së tij, sepse Shpirti i ksetaks gjithë punëtë, edhe të thellat’ e Perndisë.
11Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut që rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë.
12E nevet s’kemi marrë Shpirtin’ e kësaj jetet, po Shpirtinë që është nga Perndia, që të shohëmë punëtë që na janë dhëruarë nevet nga Perndia.
13Për ato edhe kuvëndojëmë jo me fjalë që dhidhaks sofia e njerëzet, po me fjalë që dhidhaks Shënti Shpirt; e ujdisjëmë punët’ e Shpirtit ndë punëra të Shpirtit.
14Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt.
15Ma njeriu i Shpirtit gjukon për gjithë punëra, e ai nukë gjukonetë nga ndonjë.
16Sepse kush ka njohurë mëndien’ e Zotit, që të dhidhaksjë atë? E nevet kemi mënd të Krishtit.

Currently Selected:

1 Korinthi 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in