YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 1

1
Krie e parë
1Pavllua, Apostoll i thirrë i Iisu Hristoit, me thelimë të Perndisë, edhe Sostheni vëllai.
2Mbë Qishë të Perndisë që është ndë Jordhezë, mbë të Shënjtëruaritë mbë Iisu Hristonë, që quhenë Shënjtorë, me gjith’ ata që thërresënë ëmërin’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë çdo vënd t’ature edhe tanë.
3Le të jetë hir e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
4Kurdo lëvdoj Perndinë time për juvet, për dhurëti të Perndisë që u është dhënë juvet me anë të Iisu Hristoit.
5Sepse mbë gjithë punëra jini bërë të pasurë prej si, mbë çdo dhurëti të fjalësë e të mëndiesë.
6Sikundr’ u veveos mbë juvet martiria që vjen nga Krishti.
7Kaqë që të mos u lipsetë juvet ndonjë dhurëti, që pritni të çfaqurit’ e Zotit sonë Iisu Hristoit.
8Ai do t’u veveosjë juvet ngjera mbë të pastajmenë të pafajë ndë ditë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
9Ësht’ e vërtetë Perndia që me anë të saj jini thirrturë ndë shoqëri të birit së tij Iisu Hristoit, Zotit sonë.
10E u lutem juvet, vëllazër, për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të thoi të gjithë një kuvënd, e të mos jetë të çqierë ndër juvet, po të jini të sosurë mbë një Shpirt, e mbë një mënd.
11Sepse më thanë mua për juvet, o vëllazërit’ e mi, nga ata që janë nga shtëpi e Hlloit, që janë qartëra mbë juvet.
12E këtë e thom, sepse cilido nga jush thotë: Unë jam i Pavllosë, e unë jam i Apolloit, e unë i Qifait, e unë i Krishtit.
13Mos është ndarë Krishti? Mos është Pavllua mbërthierë ndë Kruq për juvet, a mos jini pagëzuarë nd’ëmër të Pavllosë?
14Lëvdoj Perndinë që nukë pagëzova ndonjë nga jush, përveçe Krisponë edhe Gaionë.
15Që të mos thotë ndonjë se nd’ëmër tim pagëzova.
16Pagëzova edhe fëmijën’ e Stefanait. Cilinë më pagëzova, nuk’ e di.
17Sepse nukë më dërgoi mua Krishti të pagëzoj, po të dhidhaks Ungjillë, jo me sofi të fjalëvet, që të mos bënetë Kruqi i Krishtit i pavëjierë.
18Sepse fjal’ e Kruqit është marrëzi për ata që humbasënë, ma për ata që sosenë, domethënë për nevet, është fuqi e Perndisë.
19Sepse është shkruarë: Do të humbas sofin’ e sofovet, e të digjuarit’ e së digjuaret do ta shtie poshtë.
20Ku është sofoi? Ku i grammatepsuri? Ku ai që kërkon këtë jetë? Nuk’ e marrëcoi Perndia sofin’ e kësaj jetet?
21Sepse si nukë njohu me sofi të Perndisë bota Perndinë me anë të sofisë deshi Perndia me marrëzi të dhidhahisë të sosjë ata që besojënë.
22Sepse edhe Çifutë kërkojënë thavmëra, edhe Elinëtë kërkojënë sofi.
23Ma navet dhidhaksjëmë Krishtinë mbërthierë ndë kruq, skandallo për Çifut, e marrëzi për Elinë.
24Ma për ata që janë thirrë, Çifut edhe Elinë, Krisht fuqin’ e Perndisë, e sofin’ e Perndisë.
25Sepse marrëzia e Perndisë është më e dijturë se njerëzitë. E sëmundeja e Perndisë, është m’e fuqiçme se njerëzitë.
26Sepse vështroni të thirrëtë tuaj, vëllazër, që nukë janë shumë sofo sikundr’ është jeta, jo shumë të fuqiçim, jo shumë të fism.
27Po punët’ e marra të botësë zgjodhi Perndia, që të turpërojë sofotë, edhe punërat’ e smundura të botësë zgjodhi Perndia, që të turpërojë të fortatë.
28E të pafismet’ e botësë e të sharatë zgjodhi Perndia, edhe ato që s’qenë, që të prishjë ato që qenë.
29Që të mos mburretë ndonjë njeri përpara tij.
30E nga ai jini juvet me anë të Zotit Krisht, që është bërë për nevet sofi nga Perndia, e e drejtë e Shënjtërim, e shpëtim.
31Që, sikundr’ është shkruarë: Ai që mburretë, le të mburretë mbë Zotnë.

Currently Selected:

1 Korinthi 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in