1 Korinthi 15
15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1U ndashti, o vëllazër, u rrëfej juvet Ungjillë, atë që paçë mbë juvet vangjelisurë, atë që edhe e patë marrë, edhe që qëndroni mbë të patundurë.
2Me anë të tij edhe soseni, ndë mbai me atë siri fjalet që ua dhidhaksa unë juvet, përveçe ndë mos besuatë mbë të mbrazëtë.
3Sepse u kam dhidhaksurë juvet protoparë atë që paçë mpsuarë edhe unë, që Krishti vdiqi për faje tona, sikundrë thonë kartëratë.
4Edhe që u vu ndë varr, edhe që u ngjall të tretënë ditë, sikundrë thoshnë kartëratë.
5Edhe që u duk mbë Qifanë, e pastaje mbë të dimbëdhjetë.
6E pastaje u duk mbë pesëqind vëllazër njëherë, e nga ata më të shumëtë rrojënë ngjera mbë sot, e dica pa kanë vdekurë.
7E pastaje ju duk Iakovoit, pastaje mbë gjith’ apostoj.
8E pas së gjithëvet, posi mbë një të shtirë, u duk edhe mbë mua.
9Sepse unë jam m’i vogëli nga apostojtë, që s’jam i Zoti të quhem Apostoll, sepse kam pasurë ndjekurë qishën’ e Perndisë.
10Po me dhurëti të Perndisë jam ai që jam, e dhurëti e saj që është tek u, nuk’ u bë e mbrazëtë, po më shumë nga gjith’ ata u munduaçë. E jo unë, po dhurëti e Perndisë që është bashkë me mua.
11Edhe un’ adha, edhe ata, kështu dhidhaksjëmë, e kështu kini besuarë.
12E nd’është që dhidhaksetë Krishti që u ngjall nga të vdekuritë, qish thonë dica prej jush, që s’është të ngjallturë nga vdekëja?
13E ndë mos është të ngjallturë nga të vdekuritë, as Krishti është ngjallturë.
14E ndë mos është Krishti pa ngjallturë, e mbrazët’ ësht’ adha dhidhahia onë, e e pavëjierë është besa juaj.
15Edhe çfaqemi martirë të rrem të Perndisë, sepse kemi dhënë martiri për Perndinë që ngjalli Krishtinë, që s’e ka ngjallturë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë.
16Sepse ndë mos ngjallenë të vdekuritë, as Krishti u ngjall.
17E ndë mos u ngjall Krishti, ësht’ e pavëjierë besa juaj, edhe po ndë faje tuaj jini.
18Andaj edhe ata që flënë mbë Krishtinë, janë të humburë.
19Ndë shpërejmë mbë Krishtinë për këtë jetë vetëmë, jemi më të gjëmuarë nga gjithë njerëzitë.
20Ma ndashti Krishti është ngjallturë nga të vdekuritë, e u bë lule e parë e së vdekuret.
21Sepse sikundr’ erdhi nga ana e njëit njeriut vdekëja, kështu edhe të ngjallturit’ e së vdekuret me anë të të njëit njeriut.
22E sikundrë mbë Adhamnë vdesënë gjithë, kështu pa mbë Krishtinë do të vijënë mbë jetë gjithë të rrojënë.
23Gjithëkush mbë vënd të tij. Krishti i pari i së ngjallturet. Do të ngjallenë pastaj ata që janë të Krishtit, ata që kanë besuarë mbë t’ardhurë të tij.
24Pastaje të sosurit’ e jetësë, kur të apë mbretërinë nde Perndia e babai, kur të prishjë çdo zotëri, e çdo eksusi, e çdo fuqi.
25Sepse duhetë që të mbretërojë ai, ngjera sa të vërë ndënë këmbë të tij gjith’ armiqt’ e tij.
26Armik më i pastajmë që do të prishetë është vdekëja.
27Sepse të gjitha ja ka vënë ndënë këmbë të tij, ma kur thotë se të gjitha i janë ndënë këmbë të tij, pajetërë shquhetë ai që ja ka vënë ndënë këmbë të tij të gjitha.
28E atëherë pa kur t’i vihenë ndënë këmbë të tij të gjitha, ahiere edhe i biri vetë do të jetë ndën’ atë që i ka vënë ndënë këmbë t’atij të gjitha, që të jetë Perndia e gjithtë mbë të gjitha punëra.
29Ndrishe ç’do të bëjënë ata që pagëzonenë për të vdekuritë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë fareseje? Pse edhe pagëzonenë për të vdekurë?
30Pse edhe nevet rrizikojmë çdo kohë?
31E vdes ngaditë (bëj be) për nder tuaj, që ësht’ imea mbë Hristonë Iisunë Zotnë tënë.
32Ndë lëftova me bishë nd’Efeso (të flas si njeri) ç’më vëjeu mua, ndë mos ngjallenë të vdekuritë? Le të hamë e le të pimë, se nesër vdesëmë.
33Mos liri të ju gënjejënë, sepse kuvëndet’ e liga prishjënë mënt’ e mira.
34Zgjuhi (të rroni) me të drejtë e mos fëjeni, sepse dica nukë njohënë Perndinë, për turp tuaj ua thom.
35Po do të thotë ndonjë: Qish ngjallenë të vdekuritë? E me çfarë lloi kurm vijënë?
36Njeri i pamënd, ajo që mbjell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë.
37E kur mbjell, nukë mbjell kurmnë që do të bënetë, po domethënë, një koqe grurit të cveshurë a tjetër farë.
38Ma Perndia ep mb’atë kurm sikundr’ i pëlqen asaj, e ndë çdo farë kurmn’ e saj.
39Jo çdo kurm është një kurm i tillë, po tjatër është kurm’ i njerëzet, e tjatër kurm’ i kafshëvet, e tjatër i pishqet, e tjatër i zogjet.
40E janë kurmëra prej Qiellet, e kurmëra prej dheut. Ma tjatër është bukuria e ature që janë prej Qiellet, e tjatër e ature që janë prej dheut.
41Tjatër është bukuria e Diellit, e tjatër bukuria e hënëzësë, e tjatër bukuria e ullet, sepse ull nga ulli ka të nderuarë ndë bukuri.
42Kështu është edhe të ngjallturit’ e së vdekuret. Mbilletë mbë të prishëtë, e ngjalletë pa prishëtë.
43Mbilletë e pander, e ngrihetë e nderçurë. Mbilletë e sëmurë, e ngrihetë e shëndoshë.
44Mbilletë një kurm prej kafshë, e ngrihetë kurm’ prej Shpirtit. Është kurm prej kafshë, e është kurm prej Shpirtit.
45Kështu ësht’ edhe shkruarë: Njeriu i parë, Adhami, qe bërë Shpirt i gjallë. Adhami i pastajmë Shpirt që ep jetën’ e gjallë.
46Po jo përpara jet’ e Shpirtit, po jet’ e kafshësë, e pastaj e Shpirtit.
47Njeriu i parë prej dheut, i baltë; njeriu i ditë, Zoti nga Qielltë.
48Sikundr’ ësht’ i balti, kështu janë edhe të baltëtë. E si i Qillti, të tillë edhe të Qielltitë.
49E sikundrë kemi pasurë veshurë konismën’ e së baltit, do të veshjëmë edhe konismën’ e së Qielltit.
50E thom këtë, vëllazër, sepse mishtë edhe gjaku nukë mundjënë të marrënë pjesë mbretërin’ e Perndisë, as e prishura do të marrë pjesë të paprishurënë.
51Ja, që u thom juvet një të fshehurë. Vërtet jo gjithë duamë të vdesëmë, po gjithë duamë të ndërronemi.
52Atë çast, mbë një të mbillturë të siut, ndë drubetë të pastajme (sepse do të thërresë drubeta), e të vdekuritë do të ngrihenë të paprishurë, e nevet do të ndërronemi.
53Sepse duhetë që kij kurm që prishetë të veshjë atë që nukë prishetë. E kij kurm që vdes të veshjë atë që nukë vdes.
54E kur të veshjë pa kij kurm që kalbetë, atë që nukë kalbetë, e kij që vdes, të veshjë atë që nukë vdes, atëherë do të bënetë fjala që është shkruarë: U pi vdekëja nga vitorea.
55Ku ësht’, o vdekëjë, thumbi it? Ku ësht’, o pisë, vitorea ote?
56E thumbi i vdekëjësë pa është faji, e fuqi e fajit, është nomi.
57Po lëvdim mbë Perndinë, që na dha nevet vitorenë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
58Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.
Currently Selected:
1 Korinthi 15: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.