1 Korinthi 16
16
Krie e gjashtëmbëdhjetëtë
1E sa për të mbëjedhurë të eleimosinit që të bënetë për Shënjtorë, sikundrë dhaçë urdhër ndë qishëra të Gallatisë, kështu bëni edhe juvet.
2Çdo ditë të parë të javësë cilido nga jush le të vërë mbënjanë, e le të mbëjedhë atë që ka murvet, që të mos bënetë të mbëjedhuritë kur të vij unë.
3E si të vij unë ati, do të dërgoj me kartëra ata që do të zgjidhni juvet që të shpienë dhurëtinë tuaj nd’Ierusalim.
4E ndë qoftë puna e kollajtë, që të vete edhe unë, do të vijënë me mua bashkë.
5Unë ndashti do të vij ndër juvet, kur të vij rrotullë Maqedhonisë (sepse ndashti shkoj ndëpër Maqedhoni).
6E mbanë jush mbase do të mbetem kohë, a mbase do të dimëroj, që të më përcilli juvet ngado që të vete.
7Sepse nukë dua që t’u shoh juvet ndashti mbë të shkuarë, po shpërej që të qëndroj dica kohë ndër juvet, ndë ma ndëjeftë Zoti.
8E do të mbetem nd’Efeso ngjera ndë Pendikosti.
9Sepse m’u hap një derë e madhe e e gjerë, e shumë armiq.
10E nd’artë Timotheoi, vështroni të rrijë ndër juvet pa frikë, sepse punon punën’ e Zotit si edhe unë vetë.
11Ndonjë adha le të mos e shkarrëzojë atë, po përcillie atë me të mirë, që të vijë tek unë, sepse e pres atë bashkë me vëllazër.
12Sa për vëllanë Apollo, unë ju luçë shumë që të vin ndër juvet bashkë me vëllazër, e pajetërë nukë deshi të vin ndashti, ma do të vijë kur të ketë nge.
13Rriji zgjuarë, qëndroni ndë besë, bënuni si burra, e forconi.
14Gjithë punëtë tuaj le të bënenë me dashuri.
15E u lutem juvet, vëllazër, juvet e diji shtëpin’ e Stefanait, që është pemm’ e parë e Ahaisë, e mbë punë të Shënjtorëvet kanë vënë vetëhen’ e ture.
16Që të bindeni edhe juvet mbë të tillëtë, e mbë cilinëdo që punon me nevet bashkë e mundonetë.
17Gëzonem mbë t’ardhurë të Stefanait, edhe Furtunatosë, edhe t’Ahaikoit, sepse këta e vunë ndë vënd atë që lipsej nga juvet.
18Sepse prëjtinë Shpirtinë tim edhe tuajnë. I njihni adha të tillëtë.
19U falenë me shëndet juvet Qishët’ e Asisë. U falenë juvet mbë Zotnë shumë Aqilla edhe Prisqilla, bashkë me qishën’ e ture që kanë mbë shtëpi.
20U falenë juvet me shëndet gjithë vëllazëritë. Puthni njeri-jatërinë me të puthurë Shënjtërishte.
21Të falëtë është shkruarë me dorë time të Pavllosë.
22Nd’është ndonjë që nukë do Zotnë Iisu Hristonë, le të jetë anathema, Maran Atha.
23Dhurëtia e Zotit Iisu Hristoit qoftë me juvet.
24Dashuria ime bashkë me gjithë juvet mbë Iisu Hristonë. Ashtu qoftë!
* Kart’ e parë ndë Korinthiot u shkrua nga Filippëtë me mes të Stefanait, e Furtunatosë, e Ahaikoit, e Timotheoit.
Currently Selected:
1 Korinthi 16: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.