2 Korinthi 1
1
Krie e parë
1Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë edhe vëllai Timotheoi mbë Qishë të Perndisë që është ndë Korintho, e mbë Shënjtorëtë që janë ndëpër gjith’ Ahai.
2Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3E bekuarë qoftë Perndia e babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, babai i ndijesësë e i gjithë parigorivet.
4Që na parigoris nevet mbë çdo shtrëngim tonë, që të mundjëmë pa edhe nevet të parigorisjëmë ata që gjëndenë ndë çdofarë shtrëngim, me anë të parigorisë që jemi parigorisurë edhe nevet nga Perndia.
5Sepse sikundrë tepërojënë të pësuarat’ e Krishtit mbë nevet, kështu tepëron edhe parigoria onë me anë të Krishtit.
6E ndë helmonemi pa, helmonemi për parigori e për shpëtim tuaj që bënetë me anë të durimit të tilavet të pësuara që pësojmë edhe nevet. E ndë parigorisemi, parigorisemi për parigori e për shpëtim tuaj. E shërbesa jonë ësht’ e patundurë për juvet.
7Sepse e dimë që sikundrë kini pjesë ndë të pësuara, ashtu (do të kini) edhe ndë parigori.
8Sepse duamë që ta diji juvet, o vëllazër, shtrëngimnë tënë që u bë mbë nevet nd’Asi, sepse u rënduam fort shumë më tepërë nga fuqia, kaqë që sa të urrejëm nevet jetënë tënë.
9Po nevet mbë vetëhe tënë e muarrm apofasin’ e vdekëjësë, që të mos kemi shpëresënë mbë vetëhe tënë, po mbë Perndinë që ngjall të vdekuritë.
10Ajo që na shpëtoi navet nga kaqë e madhe vdekëjë, edhe na shpëton gjithënjë, mb’atë shpërejmë që edhe do të na shpëtojë sot di parë.
11Kur të na ndihni edhe juvet me ne bashkë për nevet me të falturë tuaj, që për të mburturë që muarrm nevet të bënetë efharistia nga shumë njerëz për nevet.
12Sepse të mburturitë tanë këjo është, fiqiri inë i qëruarë, sepse rruam na ndë botë me zëmërë të hapëtë e me të drejtë të Perndisë, jo me sofi të kurmit, po me hir të Perndisë, edhe më tepërë mbë juvet.
13Sepse nuk’ u shkruajmë juvet të tjera, përveçe ature që kini dhiavasurë a kini njohurë; edhe shpërej që ngjera më të pastajmenë do t’i njihni.
14Sikundrë na kini njohurë nevet mbënjanë, që jemi mburëja juaj, si edhe juvet ona mbë ditë të Zotit Iisuit.
15E me këtë tharos desha të vijë ndër ju më përpara, që të kini gëzim të ditë.
16E prej jush të shkoj ndë Maqedhoni, e përsëri nga Maqedhonia të vij ndër ju, e prej jush të përcillem nd’Iudheë.
17E si qe i tili nijeti im, mbase qeshë i paqëndruarë ndë fjalë? A ato që silloisem i silloisem njerëzisht, që të jetë ndanë meje, e e, e jo jo?
18Si e vërtetë që është Perndia, ashtu edhe fjala onë që u bë mbë juvet, nuk’ u bë e e jo.
19Sepse i biri i Perndisë Iisu Hristoi, ai që u qiriks nga nevet ndër ju, nga meje, e nga Silluanoi, e nga Timotheoi, nuk’ u bë e e jo, po mbë të u bë kurdo e.
20(Sepse gjithë sa janë të taksurat’ e Perndisë, janë mb’atë e, e mb’atë janë amin) të Perndisë për nder tënë.
21Ndashti Perndia është ajo që na mban nevet pa luajturë me juvet bashkë mbë Krishtinë, e që na ka nevet hrisurë.
22E që na ka vulosurë nevet e që na ka dhënë kapar’ e Shpirtit ndë zëmëra tona.
23Ndashti unë mbë jetë time thërres Perndinë martir, që tuke kurcierë juvet nuk’ arçë më ndë Korintho.
24Jo se urdhërojëmë besënë tuaj, po jemi shokë mbë gëzim tuaj, sepse ju qëndroni ndë besë.
Currently Selected:
2 Korinthi 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.