YouVersion Logo
Search Icon

1 Korinthi 14

14
Krie e katërmbëdhjetëtë
1Kërkoni të kini dashurinë, zilepsni të kini dhurëtit’ e Shpirtit, e më tepër të profitepsni.
2Sepse ai që kuvëndon gjuhëra të panjohura, nukë kuvëndon me njerëz, po me Perndinë, sepse ndonëse nuk’ e kupëton ndonjë, po ai kuvëndon mistiria me Shpirt.
3Ma ai që profiteps, kuvëndon njerëzet për të dërtuarë, për nasihat e për parigori.
4Ai që kuvëndon gjuhëra, dërton vetëhen’ e tij, ma ai që profiteps, dërton qishënë.
5Dojë që gjithë juvet të kuvëndojëtë gjuhëra, po më të tepërënë të profitepsjëtë, sepse m’i madh ësht’ ai që profiteps se ai që flet gjuhëra, përveçe ndë mos i ksijistë, që të marrë qisha dërti.
6Ndashti pa, o vëllazër, nd’arça ndër ju tuke kuvënduarë gjuhëra, ndë se do t’u vëjej juvet, përveçe nd’u kuvëndofça juvet ja me apokalips, ja me të dijturë, ja me profiti, ja me dhidhahi?
7Ashtu edhe ato që nukë kanë frimë e bëjënë zë, kaqë flloerea, kaqë qithara, ndë mos dhashtë të shquarë ndë zëra, qish do të njihetë ajo që këndonetë ndë flloerë, a ndë qitharë?
8Sepse ndë dhashtë drubeta zë të pashquarë, kush do të rrijë mbë radhë për luftë?
9Kështu edhe juvet me anë të gjuhësë ndë mos bëfçi një kuvënd që të kupëtonetë, qish do të njihetë ajo që thuhetë? Sepse do të kuvëndoni nd’erë.
10Janë kaqë lloi gjuhëra si u ndodhë ndë botë, e ndonjë nga ato nuk’ është pa zë.
11Ma ndë mos dijtiça unë fuqin’ e zërit do të jem Varvaro nde ai që kuvëndon, edhe ai që më kuvëndon mua Varvaro.
12Kështu edhe juvet, kur doi dhurëtit’ e Shpirtit, kërkoni që t’u tepërojënë për dërti të qishësë.
13Pra andaj ai që kuvëndon një gjuhë që digjonetë, le t’i lutetë Perndisë t’i apë dhurëti që ta ksijisjë.
14Sepse nd’u falça unë ndë një gjuhë që nukë digjonetë, Shpirti im faletë, po mëndia ime mbetetë pa pemmë.
15Ç’të bëj adha? Do të falem me Shpirt, do të falem edhe me mënd. Do të psall me Shpirt, do të psall edhe me mënd.
16Sepse kur t’apç efharisti me Shpirt, ai që rri ndë vënd të llaikoit, qish do të përgjegjetë amin mbë efharisti tënde? Kur s’e di se ç’thua tij?
17Tij mirë efharistis, po jetëri nukë dërtonetë.
18Bëj efharisti Perndisë shumë, që unë kuvëndoj gjuhëtë më tepër se gjithë ju.
19Po unë dua të flas ndë qishë fjalë që ta digjoj unë se dhidhaks të tjerëtë, se të thom mijëra fjalëra ndë gjuhë të panjohurë.
20Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë të keqe, e ndë mënd bëni të sosurë.
21Ndë nom është shkruarë: Me të tjera gjuhëra e me të tjera buzëra do të flas ndë këtë llao, edhe as kështu do të gjegjenë mua, thotë Zoti.
22Gjuhëtë adha janë për nishan, jo nd’ata që besojënë, po ndë të pabesë. Ma profitia jo për ata që nukë besojënë, po për ata që besojënë.
23Nd’u mbëjedhtë dha gjithë qisha ndë një vënd, e ndë flasënë gjithë gjuhëra të panjohura, e të hijënë edhe idhiotë llaiko a të pabesë, nukë do të thonë se jini të marrë?
24Ma ndë profitepsjënë gjithë, e të hijë ndonjë i pabesë a idhiot, njihetë nga të gjithë, e ksetaksetë nga të gjithë.
25E kështu çfaqenë të fshehurat’ e zëmërësë tij. E kështu si të bjerë përmbis ndë faqe të tij, do t’i faletë Perndisë, tuke rrëfierë se Perndia me të vërteta është me juvet.
26Ç’ësht’ adha, vëllazër? Çdoherë që të përmbëjidhi, cilido nga jush ka kush Psallmonë, kush Dhidhahinë, kush Gjuhënë, kush Apokalipsnë, kush të Ksijisuritë. Çdo punë le të bënetë për dërteilë.
27E ndë flet ndonjë nga ata që kuvëndojënë gjuhëra, le të kuvëndojënë di e di, e më të shumënë tri njeri pas jatërit, e një le të ksijisjë.
28Ma ndë mos qoftë kush të ksijisjë, le të pushojënë ndë qishë, ma me vetëhe të ture e me Perndinë le të kuvëndojënë.
29E profitëritë le të flasënë di a tre, e të tjerëtë le të bëjënë gjuq.
30E ndë ju çfaqtë ndonjëit tjetërit që rri, le të pushojë i pari.
31Sepse mundni një e nga një të profitepsni gjithë, që të mpsojënë gjithë e të parigorisenë gjithë.
32E Shpirtet’ e profitëvet bindenë mbë profitë.
33Sepse Perndia nuk’ është Perndi e akatastasisë, po e paqit, sikundrë dhidhaks ndë gjithë Qishëra të Shënjtorëvet.
34Gratë tuaj ndë Qishëra le të pushojënë, sepse nuk’ u epetë urdhër ature të flasënë, po të bindenë, sikundrë thotë edhe nomi.
35Ma ndë daçinë të mpsojënë gjëkafshë, le të pjesënë mbë shtëpi burrat’ e ture, sepse është turp mbë gra të kuvëndojënë ndë Qishë.
36Vallë nga jush dolli fjal’ e Perndisë? A mbë juvet vetëmë erdhi?
37Ndë mbahetë njeri për profit a për njeri i Shpirtit, le të dijë mirë, se ato që u shkruaj juvet, janë porsi të Perndisë.
38E kush ësht’ i padigjuarë, le të mos digjojë.
39Pra andaj, o vëllazër, duajni të profitepsni, e të flasënë gjuhëra mos mbodhisni.
40Gjithë le të bënenë sikundrë duhetë e me taks.

Currently Selected:

1 Korinthi 14: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in