MATTHEUT 6
6
KAPTINA VI.
1Shikoni mos me bamë lëmoshënësë tuei përpara nierëzish, qi të shifeni prei atyneve, sepse ndë qoftë, nukë keni pagë prei Atit tuei, qi ashtë ndë qillt.
2Kur të bajsh pra lëmoshënënë, mos vëshkëllojsh përpara teje, sikurse bajnë hipokritëtë ndëpër synagogat e ndëpër vromet, për me u lavduem prei nierëzish. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
3Por ti kur të bajsh lëmoshënënë, le të mos e marri vesht e rrëmakta jote,
4se qish ban e diathta jote, qi të jetë lëmoshëna jote pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ai ka me ta paguem mballa-faqe.
5Edhe kur të falesh, mos ij porsi hipokritëtë, sepse ata duenë me u falunë tue ndeitunë ndëpër synagogat e ndëpër kantet e rrugavet, për me u dukunë te nierëzitë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
6Por ti, kur të falesh, hynë ndë shtëpit tande, edhe mbyll derënë tande, e iu fal t’yt et qi ashtë pshefas, edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe.
7Edhe kur të faleni, mos thoni fjalë të tepëra, porsi gjintarëtë, sepse ata kujtojnë se me fjalët e shumëta kanë me u ndëgjuem.
8Mos u përgjani pra atyneve, sepse Ati juei e di se qish u lypsetë juve, para se të lypni prei ati.
9Kështu pra faluni ju: Ati ynë qi je ndë qiell, u shenjtënoft’ emëni yt.
10Arthtë mbëretënia jote. U baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet.
11Bukënë t’onë të përditshëmen’ epna neve sot.
12Edhe falna detyrëtë t’ona, sikurse edhe na u falim detorëvet t’anë.
13Edhe mos na shtierë ndë ngasëje, por shpëtona prei së keqit, sepse jotëja ashtë mbëretënia, edhe fuqia, edhe lafti ndë jetë të jetëve. Amen.
14Sepse ndë ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, ka me ua falun’ edhe juve Ati juei qiellori,
15por ndë mos ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, as Ati juei s’ka me u falunë fajetë tueja.
16Edhe kur të agjinoni, mos bahi të vranëtë porsi hipokritëtë, sepse ata prishinë faqet’ e veta, qi të dukenë te nierëzitë se agjinojnë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet.
17Por ti, kur të agjinojsh, lyei kryetë tat, edhe lai faqet’ e tua,
18qi të mos dukesh te nierëzitë se agjinon, por te yt Atë qi ashtë pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe.
19Mos mbëlithni thesorë mbë dhet për ju, atie ku krymbi edhe ndryshku i prish, edhe atie ku viedhësitë gërmihin’ edhe viedhinë,
20por mbëlithni thesore ndë qiell për ju, atie ku s’i prish as krymbi as ndryshku, edhe atie ku viedhësitë nukë gërmihinë, as viedhinë.
21Sepse ku të jetë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei.
22Drit’ e korpit ashtë syni, ndë qoftë pra syni yt i këthiellëtë, gjithë korpi yt ka me qenun’ i ndritshim,
23por ndë qoftë syni yt i keq, gjithë korpi yt ka me qenun’ i errëtë; ndë qoftë pra se drita qi gjindetë mbë tyi, asht’ errësinë, errësina sa e madhe ka me qenunë?
24Kurkushi s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë do ta ketë mëni, edhe tietërinë do ta detë; a njianit ka me i shkuem mbrapa, edhe tietërit ka me i këthyem shpinënë; nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë, edhe mammonait.
25Prandai po u thom juve: Mos kini gaile për jetënë tuei, qish të hani, e qish të pini; as për korpinë tuei, qish të vishni. A nuk’ ashtë jeta ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë?
26Veni ore shpendët’ e qiellit, se nukë mbiellin’, as nukë korrin’, as nukë mbëledhinë ndë grunarë, edhe Ati juei qiellori i ushqen. A nukë dani ju ma tepërë se ata?
27Por cilli prei jush, tue pasunë gaile, mundetë me shtuem nji kut ndë shtat të vet?
28Edhe ç’gaile keni për të veshunit? Veni ore zambakët’ e arësë si rritenë, qi nukë mundohen’, as nukë dredhinë,
29por u thom juve, se as Solomoni, me gjithë laftin’ e vet, nukë qe veshunë porsi nji prei kësosh.
30Por ndë qoftë se barin’ e arësë, qi sot ashtë, edhe nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, a nukë ka me veshunë juve shumë ma tepër’, o besë-pakë?
31Mos kini gaile pra, tue thanë: Qish të hamë, a qish të pimë, a qish të veshimë?
32Sepse gjithë këto i lypinë kombetë, sepse Ati juei, qiellori, e di se keni nevojë për gjithë këto.
33Por lypni ma përpara mbëretënin’ e Perëndisë, edhe dreitënin’ e ati, edhe këto të gjitha do t’u shtohenë juve.
34Mos kini gaile pra për të nesërmenë; sepse e nesërmeja ka me pasunë gaile për punët e veta. Miaft ashtë mbë ditën’ e keqeja.
Okuqokiwe okwamanje:
MATTHEUT 6: DHRGKK72
Qhakambisa
Dlulisela
Kopisha
Ufuna ukuthi okuvelele kwakho kugcinwe kuwo wonke amadivayisi akho? Bhalisa noma ngena ngemvume
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania