MATTHEUT 5

5
1Edhe ai kur pa gjindëjenë, hipi ndë malt; edhe mbassi ndeiti, i erthnë përanë dishepujt’ e vet.
2Edhe atëherë çeli gojënë, e i mësonte, tue thanë:
3Lum ata qi janë të vobegjitë ndë shpirt, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet.
4Lum ata qi bajnë vajë, sepse ata kanë me u ngushulluem.
5Lum ata qi janë të butë, sepse ata kanë me trashiguem dhenë.
6Lum ata qi kan’ u e et për dreitëninë, sepse ata kanë me u ngimë.
7Lum ata qi janë të përdëllyeshim, sepse ata kanë me u përdëllyem.
8Lum ata qi janë të këthiellëtë ndë zemërë, sepse ata kanë me pamë Perëndinë.
9Lum ata qi janë paqtim-bamës, sepse ata kanë me u queitunë të bijt’ e Perëndisë.
10Lum ata qi ndiqenë për punë të dreitënisë, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet.
11Të lumunë jeni ju, kur t’u shpërnderoin’, e t’u ndiekin’, e të thonë kundrë juve çdo farë fjalë të keqe me rrenë, për punë t’eme.
12Gëzohi, e gazmohi, sepse paga juei ashtë shumë ndë qillt, sepse kështu ndoqnë edhe profëtënitë qi kanë qenë para jush.
13Ju jeni kryp’ e dheut, por ndë u prishtë krypa, me se do të krypetë? Kurgja ma s’vëjen, veç me u hedhunë jashtë, e me u shkelunë prei nierëzish.
14Ju jeni drit’ e botësë. S’mundetë me u pshefunë nji qytet qi ashtë sipër malit.
15As nukë ndezinë kandil, edhe e venë ndënë hu të drithit, por e venë mbi kandilier, edhe ndrit mbë gjith’ ata qi janë ndë shtëpit.
16Kështu le të ndrisi drita juei përpara nierëzëvet, qi të shofinë vepëratë tueja të miratë, e të lavdojn’ Atinë tuei, qi ashtë ndë qiellt.
17Mos kujtoni se kam ardhunë me prishunë ligjënë, a profetënitë; nukë kam ardhunë me prishunë, por me mbushunë.
18Sepse për të vërtet po u thom juve, deri sa të shkojë qielli edhe dheu, nji iota a nji pikë s’ka me shkuem prei ligjësë, deri sa të bahenë të gjitha.
19Ai pra qi të sgjidhi nji prei këtyne të vocërravet porosivet, edhe të mësojë kështu nierëzitë, i vocërr ka me u queitunë ndë mbëretënit të qillvet, por ai qi të bajë, e të mësojë, kyi ka me u queitun’ i madh ndë mbëretënit të qillvet.
20Sepse po u thom juve, se ndë mos u teproftë juve dreitënia ma tepërë se Shkruisavet, e Farisevet, s’keni me hymë ndë mbretënit të qillvet.
21Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos vrasish”; edhe ai qi të vrasi do të jetë fajtuer ndë gjyq,
22por unë po u thom juve, se kushdo qi zemërohetë kot me të vëllan’ e vet, do të jetë fajtuer ndë gjyq; edhe ai qi t’i thotë të vëllait vet: Raka (i kotë), do të jetë fajtuer ndë bashkë-ndeitëjet; edhe ai qi të thotë: I marrë, do të jetë fajtuer për me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit.
23Ndë prufsh pra dhunëtinë tande ndë theroret, edhe atie kujtohe se yt vëlla diç ka kundrë teje,
24len’ atie dhunëtinë tande përpara theroresë, edhe shko, e paqtohu ma përpara me tyt vëlla; edhe atëherë si të vijsh, bierë dhunëtinë tande.
25Ndrequ me kundrë-gjyqësinë tand shpeit, deri sa të jesh mb’udhë bashkë me atë; druise kundrë-gjyqësi mos të napi n’dorë gjyqtarit, edhe gjyqtari të nep n’dorë shërbëtorit, e do të hidhesh ndë burk.
26Për të vërtet po të thom: S’ke me dalë prei andyi, deri sa të napish të mbrapmin’ astër.
27Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos kurvënojsh”,
28por unë po u thom juve, se kushdo qi ve ore grue me dëshërim e ka kurvënuem tashti ndë zemërët të vet.
29Ndë të shkandalizoftë syni yt i diathti, nxire, e hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem.
30Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote e diathta, preje, edhe hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem.
31Edhe ashtë thanë, se kush të lishojë gruen’ e vet, le t’i napi letrën’ e së damesë.
32Por unë po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç fjalë kurvënie, ban atë me kurvënuem; edhe ai qi të marri grue të lishueme, kurvënon.
33Përsëri ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçmit: “Mos bajsh be mbë rrenë, por t’i napish mbrapa Zotit bet’ e tua.”
34Por unë po u thom juve: Mos me bamë be kreit, as për qiell; sepse ashtë shkamb’ i Perëndisë;
35as për dhe, sepse ashtë vendi qi ven kambët’ e veta; as për Ierusalemë, sepse ashtë qytet’ i mbëretit math;
36as për kryet tat të mos bajsh be, sepse s’mundesh me bamë nji qime të bardhë, a të zezë.
37Por qoftë fjala juei: Po, po; Jo, jo, sepse e tepër’ e këtyneve ashtë prei së keqit.
38Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Sy ndë vend të synit, edhe dhamp ndë vend të dhambit”,
39por unë po u thom juve: Mos me i dalë kundrë të keqit,
40por ai qi të bierë tyi nji shuplakë fulqisë s’ate së diathtësë, këthei ati edhe tietrënë.
41Edhe ai qi do me u gjukuem me tyi, e me marrë këmishënë tande, len’i ati edhe petkunë.
42Edhe ai qi të marri tyi angari nji mil, ecë bashkë me ate dy.
43Nepi ati qi lypën prei teje, edhe mos i këthe fjalënë mbë-nj-anë ati qi do të huhetë prei teje.
44Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Të duesh fëqinë tand, edhe të kesh mëni anëmikunë tand”, por unë po u thom juve: Doni anëmiqtë tuei, bekoni ata qi u mallëkojnë, bani mirë atyneve qi u kanë mëni, edhe faluni për ata qi u bajnë dam, e u ndiekinë,
45qi të baheni të bijt’ e Atit tuei qi ashtë ndë qillt; sepse ai ban diellin’ e vet me lemë mbi të këqij e mbi të mirë, edhe lishon shinë mbi të dreit’ e mbi të shtrembëtë.
46Sepse ndë daçi ata qi u duenë juve, çfarë page keni? Nukë bajnë këte edhe publikanëtë?
47Edhe ndë përshëndetshi veç vëllazënitë tuei, qish ma tepërë bani? Nukë bajnë kështu edhe publikanëtë?
48Ini pra ju të kulluem, sepse Ati juei ndë qillt asht’ i kulluem.

Okuqokiwe okwamanje:

MATTHEUT 5: DHRGKK72

Qhakambisa

Dlulisela

Kopisha

None

Ufuna ukuthi okuvelele kwakho kugcinwe kuwo wonke amadivayisi akho? Bhalisa noma ngena ngemvume

Ividiyo ye- MATTHEUT 5