të bërëtë 9
9
1Edhe Perëndia bekoi Noenë, edhe të bijt’ e ati, edhe u tha atyre: Shtohi e shumohi, e mbushni dhenë, 2edhe frika juaj, edhe të dridhuritë tuaj do të jetë mbi gjithë shtëzët e dheut, edhe mbi gjithë shpest e qiellit, edhe mbi çdo që hiqetë barkazi mbi dhet, edhe mbi gjithë pishqet’ e detit; u dhanë ndë duart të tuaja; 3çdo gjë që lëvis, e rron, do të jetë për ushqimnë tuaj, të gjitha ua kam dhënë juve posi barin’ e njomë, 4po mos hani mish (të gjallë) me jetën’ e ati, (me) gjakun e ati, 5edhe me të vërtetë do të kërkonj gjakunë tuaj, të jetësë tuaj, do të kërkonj atë nga dora e çdo shtëze, edhe nga dora e njeriut, do të kërkonj jetën’ e njeriut nga dora e çdo njeriu vëllait ati;
6kush të derdhë gjak njeriu, nga njeriu do t’i derdhetë gjaku ati, sepse bëri njerinë pas shëmbëllimit Perëndisë;
7edhe ju shtohi e shumohi, mbushi plot mbi dhet, edhe shumohi mbi atë.
8Edhe Perëndia i foli Noesë, edhe të bijet ati bashkë me atë, e i tha:
9Edhe unë na tek vë dhiatënë time mbë ju, edhe mbë farët tuaj pas jush, 10edhe mbë çdo gjë të gjallë që (është) bashkë me ju, prej shpesve (edhe) prej bagëtive, edhe prej gjithë shtëzëvet dheut (të cilatë janë) me ju, prej gjithëkujt që doli nga arka, gjer mbë çdo shtëzë të dheut; 11edhe do të vë dhiatënë time mbë ju, edhe nukë do të vdiretë çdo mish nga ujërat’ e përmbytëjesë, as nukë do të bënetë më përmbytëje që të prishnjë dhenë.
12Edhe Perëndia tha: Këjo (është) shenja e dhiatësë, që do të bënj unë ndërmes meje edhe juve, edhe gjithë çdo fryme të gjallë që (është) me ju bres pas brezi për gjithë jetënë,
13po vë ylberinë tim ndë ret, edhe do të jetë për shenjë dhiate ndërmes meje edhe dheut,
14edhe kur të vrëronj (qiellinë) me re mbi dhet, do të duket ylberi ndë ret,
15edhe do të kujtonj dhiatënë time, që bëra ndërmes meje edhe juve, edhe gjithë çdo gjëje të gjallë prej çdo mishi, edhe ujëratë nukë do të jenë më për përmbytëje, që të prishnjënë çdo mish;
16edhe ylberi do të jetë ndë ret, edhe do të shoh atë, që të kujtonj të përherëshëmenë dhiatë që (është) ndërmes Perëndie edhe çdo gjëje me frymë prej çdo mishi, që (është) mbi dhet.
17Edhe Perëndia i tha Noesë: Këjo është shenja e dhiatësë, që vura ndërmes meje edhe çdo mishi, që (është) mbi dhet.
18Edhe të bijt’ e Noesë që duallë nga arka ishinë Simi, e Hami, e Jafethi. Edhe Hami ishte i ati Hanaanit.
19Këta të tre (janë) të bijt’ e Noesë, edhe prej këtyre u përndanë mbë gjithë dhenë.
20Edhe Noeja zuri (të bënetë) bujk, edhe vuri veshtë, 21edhe piu nga vera e u dejt, edhe u svesh ndë tendët të ti. 22Edhe Hami, i ati Hanaanit, pa të sveshurit’ e tet, edhe u dëfteu të dy të vëllezëret përjashta.
23Edhe Simi edhe Jafethi muarrë rrobënë, edhe e vunë përmbi të dy supat e tyre, edhe tuke ecurë bythaprapazi, i mbuluanë të sveshuritë t’et, edhe syt’ (i kishinë) prapa, edhe nukë panë të sveshurit’ e t’et. 24Edhe Noeja si u esëllua nga vera, mori vesh se ç’i bëri ati i biri më i vogëli.
25Edhe tha: Qoftë mallëkuarë Hanaani, do të jetë shërbëtori i shërbëtorëvet te të vëllezërit’ e ti.
26Edhe tha: Qoftë bekuarë Zoti Perëndia i Simit, edhe Hanaani do të jetë shërbëtori i ati,
27Perëndia do të sgjeronjë Jafethinë, edhe do t’e vërë të rrijë ndër tendat të Simit, edhe Hanaani do të jetë shërbëtori i ati.
28Edhe Noeja rroi tre qint e pesëdhietë viet pas përmbytëjesë.
29Edhe gjithë dit’ e Noesë u bënë nëntë qint e pesëdhietë viet, edhe vdiq.
Àwon tá yàn lọ́wọ́lọ́wọ́ báyìí:
të bërëtë 9: AL1884
Ìsàmì-sí
Pín
Daako
Ṣé o fẹ́ fi àwọn ohun pàtàkì pamọ́ sórí gbogbo àwọn ẹ̀rọ rẹ? Wọlé pẹ̀lú àkántì tuntun tàbí wọlé pẹ̀lú àkántì tí tẹ́lẹ̀
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë