Ioanni 9
9
Krie e nëntëtë
1E mbë të shkuarë pa një njeri të verbërë, që nga të lerët’ e tij.
2E e pietn’ atë mathitit’ e tij, e i thanë: Dhaskal, cili fëjeu, kij, a përinjt’ e tij, që të lehetë i verbërë?
3U përgjegj Iisui: As kij fëjeu, as përinjt’ e tij, po që të çfaqenë punët’ e Perndisë mbë të.
4Duhetë të bëj unë punët’ e atij që më dërgoi ngjera sa është ditë; vjen natë, kur s’mund të punojë ndonjë.
5Ngjera sa jam ndë botë, jam drit’ e botësë.
6E si tha këto, pështijti mbë dhe, e bëri me pështimë lucë, e leu lucënë mbi si të së verbërit.
7E i thot’ atij: Hajde, lau ndë Kolimvithrë të Silloamit (që domethënë i dërguarë) e si vate e u la, u kthie tuke parë.
8Andaj gjitontë edhe ata që e kishnë parë atë përpara që ish i verbërë, thoshnë: Nuk’ është kij që rrij e lipën?
9Ca thoshnë, që kij është; e të tjerë pa, që tjatër që i gjan atij është; ma ai thoshte, se unë jam.
10E i thon’ atij: Qish t’u hapnë sitë?
11U përgjegj ai e tha: Një njeri që thuhetë Iisu, bëri lucë e më leu sitë, e më tha: Hajde ndë Kolimvithrë të Silloamit e lau. E vajta, e u laçë, e shoh.
12Atëherë i than’ atij: Ku ësht’ ai? U thotë: Nukë di.
13E prun’ atë që qe njëherë i verbërë ndë Farisej.
14E kur bëri lucënë Iisui e i hapi atij sitë, ish dit’ e Shëtunë.
15Përsëri pa edhe Farisejtë e pietn’ atë: Me çfarë lloi punë pohtisi dritënë? Edhe ai u thot’ ature: Lucë vuri mbi si të mia, e u laçë, e shoh.
16Andaj ca nga Farisejtë thoshnë: Kij njeri, që nukë ruan të Shëtunënë, nuk’ është nga Perndia. Të tjerë thoshnë: Qish mund një njeri fajëtuar të bëjë të tila çudira? E qe mb’ata të shqierë.
17Andaj i thonë përsëri së verbërit: Ti ç’thua për atë, që të hapi sit’ e tua? Edhe ai tha, se: Profit është.
18Po çifutë nukë besuanë për atë se qe i verbërë e pohtisi dritënë, ngjera sa thirrë përinjt’ e atij që u shërua nga verbëcira.
19E i pietn’ ata, e u thanë: Kij është biri juaj, që thoi juvet se leu i verbërë? Qish adha sheh ndashti?
20Ju përgjegjnë ature përinjt’ e tij, e u thanë: Na e dimë që kij është biri inë edhe që leu i verbërë.
21Ma qish sheh ndashti, nuk’ e dimë, a kush i hapi sitë, na s’e dimë. Ai është burrë, pietni atë, e ai do t’u thotë për vetëhe të tij.
22Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji.
23Pra andaj thanë përinjt’ e tij, se është burrë, e pietni atë.
24E thirrë dha për së ditit njerinë atë që qe i verbërë, e i than’ atij: Ep lëvdim Perndisë. Na e dimë që kij njeri është fajëtuar.
25U përgjegj ai ature, e u thotë: nd’është fajëtuar, nuk’ e di. Këtë di, që jeshë i verbërë, e ndashti shoh.
26E i than’ atij përsëri: Ç’bëri tek teje? Qish të hapi sit’ e tua?
27U përgjegj ature: U thaçë më përpara juvet, e nukë digjuatë. Pse doi ta digjoni përsëri? Mos doi të bëneni edhe juvet mathitit’ e tij?
28Ma ata e shajtinë e i thanë: Ti je mathitiu i tij, e navet jemi mathitej të Moisiut.
29Na e dimë që me Moisinë kuvëndoi Perndia, ma këtë nuk’ e dimë nga është.
30U përgjegj njeriu, e u thot’ ature: Këjo është çudia, që juvet s’e diji nga ësht’ ai, e mua më hapi sitë.
31Ma e dimë që Perndia nukë digjon fajëtorëtë, po kush nderon Perndinë e bën ato që do Perndia, këtij i digjon.
32Që kur është jeta, nuk’ është digjuarë të thonë, që të ketë hapurë ndonjë sit’ e atij që ka lerë i verbërë.
33Ndë mos ish kij nga Perndia, nukë mund të bën gjë fare.
34Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Ti u leve i tërë mbuluarë me faje, e ti na dhidhaks nevet? E e nxuarë atë jashtë.
35Digjoi Iisui që e nxuarë atë jashtë, e si u poq me të, i tha atij: Beson tij mbë të bir’ e Perndisë?
36Ju përgjegj ai, e i thotë: Cili është, Zot, që të besoj nde ai?
37I thot’ atij Iisui: Edhe e ke parë atë, edhe ai që kuvëndon me ti, ai vetë është.
38Edhe ai i tha: Besoj, o Zot, e ra mbë dhe e ju fal.
39E thot’ Iisui: Unë kam ardhurë ndë këtë dinia të bëj gjuq, që të shohënë ata që nukë shihnë, e ata që shohënë të verbonenë.
40E digjuanë ca nga Farisejtë, që qenë me të, e i than’ atij: Mos jemi edhe na të verbërë?
41U thot’ ature Iisui: Të jeshëtë të verbërë, nukë keshëtë faj. Ma ndashti që thoi se shohëmë, mbetetë adha faji juaj.
Àwon tá yàn lọ́wọ́lọ́wọ́ báyìí:
Ioanni 9: ALTMK27
Ìsàmì-sí
Pín
Daako

Ṣé o fẹ́ fi àwọn ohun pàtàkì pamọ́ sórí gbogbo àwọn ẹ̀rọ rẹ? Wọlé pẹ̀lú àkántì tuntun tàbí wọlé pẹ̀lú àkántì tí tẹ́lẹ̀
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.