YouVersion logga
Sök ikon

Zanafilla 12

12
Thirrja e Abramit
1 Zoti i tha Abramit: «Dil nga vendi yt, nga farefisi yt e nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj. 2Do të të bëj komb të madh e do të të bekoj. Emrin tënd do ta bëj të madh e bekim do të jesh. 3Do të bekoj këdo që të bekon, por atë#12.3 të tjerë: ata që të përçmon do ta mallkoj. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty».
4Atëherë Abrami bëri siç i tha Zoti. Me të shkoi edhe Loti. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u nis nga Harani. 5Ai mori me vete Sarajën, të shoqen, nipin e tij, Lotin, dhe tërë pasurinë e njerëzit që kishin mbledhur në Haran e u nisën drejt tokës së Kanaanit. Kur arritën në tokën e Kanaanit, 6Abrami përshkoi vendin deri te lisi i Morehut në Shekem. Në atë kohë, në atë vend banonin kananitët. 7Zoti iu shfaq Abramit e tha: «Pasardhësve të tu do t'ua jap këtë vend». Atëherë Abrami i ngriti aty një altar Zotit që i ishte shfaqur. 8Prej andej u shpërngul drejt malit në lindje të Betelit dhe ngriti tendën mes Betelit në perëndim e Ajit në lindje. Edhe aty i ngriti një altar Zotit e thirri emrin e tij. 9Pastaj Abrami u ngrit e vijoi udhëtimin drejt Negevit.
Abrami në Egjipt
10Vendin e pllakosi njĂ« zi buke aq e rĂ«ndĂ«, saqĂ« Abrami shkoi nĂ« Egjipt pĂ«r tĂ« banuar nĂ« dhe tĂ« huaj. 11Kur po hynte nĂ« Egjipt, Abrami i tha SarajĂ«s, gruas sĂ« tij: «E di qĂ« je grua e bukur 12dhe kur tĂ« tĂ« shohin egjiptianĂ«t, do tĂ« thonĂ«: “Kjo Ă«shtĂ« gruaja e tij”. KĂ«shtu mua do tĂ« mĂ« vrasin, kurse ty do tĂ« tĂ« lĂ«nĂ« gjallĂ«. 13Thuaj qĂ« je ime motĂ«r, qĂ« tĂ« mĂ« trajtojnĂ« mirĂ« pĂ«r shkakun tĂ«nd e jeta tĂ« mĂ« kursehet falĂ« teje».
14Kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur. 15Edhe oborrtarët e faraonit e panë dhe ia lavdëruan faraonit. Atëherë, gruan e morën në shtëpinë e faraonit. 16Për shkak të saj faraoni e trajtoi mirë Abramin, i cili përfitoi dhen, qe e gomarë, shërbëtorë e shërbëtore, gomarica e deve.
17Por Zoti e dĂ«noi me plagĂ« tĂ« rĂ«nda faraonin dhe shtĂ«pinĂ« e tij pĂ«r shkak tĂ« SarajĂ«s, gruas sĂ« Abramit. 18AtĂ«herĂ« faraoni e thirri Abramin e i tha: «Ç'Ă«shtĂ« kjo qĂ« mĂ« bĂ«re? PĂ«rse nuk mĂ« tregove qĂ« Ă«shtĂ« gruaja jote. 19PĂ«rse the se Ă«shtĂ« jot motĂ«r e unĂ« e mora pĂ«r grua? Dhe tani, ja ku e ke gruan tĂ«nde. Merre, pra, e shko!». 20Faraoni u dha urdhĂ«r njerĂ«zve tĂ« vet dhe ata e larguan Abramin, bashkĂ« me tĂ« shoqen, e gjithçka i pĂ«rkiste.

Nu markerat:

Zanafilla 12: AL1

MĂ€rk

Dela

Kopiera

None

Vill du ha dina höjdpunkter sparade pÄ alla dina enheter? Registrera dig eller logga in