Zanafilla 13
13
Abrami dhe Loti
1Abrami shkoi nga Egjipti në Negev bashkë me të shoqen e me gjithçka kishte. Me të shkoi edhe Loti.
2Abrami ishte shumë i pasur me bagëti, argjend e ar. 3Ai vazhdoi udhëtimin nga Negevi deri në Betel, deri në vendin ku kishte ngritur më parë tendën, mes Betelit e Ajit, 4aty ku në fillim kishte ngritur një altar. Atje Abrami thirri emrin e Zotit. 5Edhe Loti, që udhëtonte me Abramin, kishte dhen, qe e tenda. 6Nuk kishte vend për të dy, se pasuria e tyre ishte aq e madhe, saqë nuk mund të jetonin bashkë. 7Kështu, filloi një grindje mes barinjve të bagëtive të Abramit e barinjve të bagëtive të Lotit. Në atë kohë, në atë vend jetonin kananitët e perizitët.
8Atëherë Abrami i tha Lotit: «Të mos ketë grindje mes nesh, mes barinjve të mi e barinjve të tu, se jemi vëllezër. 9A nuk është e gjithë toka përpara teje? Le të ndahemi. Nëse shkon në të majtë, unë do të marr në të djathtë. E nëse shkon në të djathtë, unë do të marr në të majtë». 10Loti ngriti sytë e pa se gjithë lugina e Jordanit deri në Coar ujitej si kopshti i Zotit, si toka e Egjiptit, përpara se Zoti të shkatërronte Sodomën e Gomorrën. 11Loti zgjodhi për vete gjithë luginën e Jordanit e udhëtoi drejt lindjes. Kështu, u ndanë nga njëri-tjetri. 12Abrami banoi në tokën e Kanaanit, ndërsa Loti banoi në qytetet e luginës dhe ngriti tendat pranë Sodomës#13.12 ose: deri në Sodomë. 13Mirëpo njerëzit e Sodomës ishin shumë të ligj e mëkatarë para Zotit.
14Pasi Loti u largua prej tij, Zoti i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit, 15sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë. 16Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen. 17Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap». 18Atëherë Abrami ngriti tendat dhe shkoi e banoi ndër lisat e Mamreut që janë në Hebron. Atje i ngriti një altar Zotit.
Nu markerat:
Zanafilla 13: AL1
Märk
Dela
Kopiera
Vill du ha dina höjdpunkter sparade på alla dina enheter? Registrera dig eller logga in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020