Psalltiri 4

4
Mbë të parinë kënkëtuar, ndë Neginoth mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1Mbë të thirrët tim, më ndigjove, o Perëndia i drejtërisë s’ime; ndë ngushtim më cgjerove; përdëllye-më, edhe ndigjo të faluritë t’im.
2O bij njierëzish, gjer kur (ktheni) lavdinë t’ime ndë turpëje, përse doni kotësirë, edhe kërkoni gënjeshtrë? Sellah.
3Po merrni vesh, se Zoti cgjodhi të drejtin’ e ti; Zoti do të më ndigjonjë, kur të thërres tek ay.
4Zëmërohuni, e mos fëjeni, sa flitni ndër zëmrat tuaja mbi shtratnë tuaj, e prëhuni. Sellah.
5Bëni kurban drejtërie, edhe shpëreni mbë Zonë.
6Shumë vetë thonë: Kush do të na dëftenjë të miratë? Ngre lart mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot.
7Dhe gëzim ndë zëmërët t’ime, më tepërë se kur shumonetë grur’ i atyre edhe ver’ e atyre.
8Ndë paqtim edhe do të bije, edhe do të fle, se ti vetëm’, o Zot, më bën të rri mbë shpëresë.

Märk

Dela

Kopiera

None

Vill du ha dina höjdpunkter sparade på alla dina enheter? Registrera dig eller logga in

YouVersion använder cookies för att anpassa din upplevelse. Genom att använda vår webbplats accepterar du vår användning av cookies enligt beskrivningen i vår Integritetspolicy