Psalltiri 3
3
Psallm’ e Dhavidhit, kur iku prej sysh Abessallomit. të birit ti ndë shkretëtirë.
1Zot, sa u shumuanë ata që më shtrëngonjënë! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje.
2Shumë vetë thonë për shpirtinë t’im: Nuk’ është shpëtim për atë te Perëndia ti. Sellah.
3Po ti, o Zot, je ndihmësi im, lavdia ime, edhe ay që larton kryetë t’im.
4Thërrita Zotit me zënë t’im, edhe më ndigjoi prej malit ti të shënjtëruarit. Sellah.
5Po unë rash’ e fjeta; u cgjova se Zoti më ndih.
6Nukë do të frikësonem prej dhijetë mijërave llauzi, atyreve që qëndronjënë kundrë meje përqark.
7Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia im, se ti godite gjith’ arëmiqt’ e mi nbë nofullët, theve dhëmbët’ e fajtorëvet.
8Shpëtimi ësht’ i Zotit, edhe bekimi yt është mbi llausnë tënt. Sellah.
Nu markerat:
Psalltiri 3: PSTOKK1868
Märk
Dela
Kopiera
Vill du ha dina höjdpunkter sparade på alla dina enheter? Registrera dig eller logga in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë