Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Plani i Betejës së Luftës ShpirtëroreShembull

Spiritual Warfare Battle Plan

DITA 4 NGA 5

Dita 4: Karremi i Hidhërimit

Isha duke vuajtur vetëm pasojat e vendimeve të gabuara të dikujt tjetër. Burri im më kishte braktisur me një dy-vjeçar dhe mijëra borxhe, në mënyrë që ai të mund të fillonte papritmas një jetë të re, me një grua që ishte sa gjysma e moshës së tij në një vend të huaj. Isha e tërbuar dhe doja të hakmerresha. Isha përtej të qënurit e hidhëruar dhe nuk duhej dhuntia e dallimit të frymërave për ta parë atë gjë. Unë e urreja burrin tim dhe isha e nevrikosur me Zotin.

Hidhërimi është vdekjeprurës. Me kalimin e kohës, hidhërimi do të ndotë shpirtrat tanë dhe do të shurdhërojë aftësinë tonë për të ndjerë praninë e Zotit ose për të dëgjuar zërin e Tij. Nëse je i zemëruar, i nevrikosur me Zotin, ji i sinqertë me Të. Jepja Atij zemërimin tënd, dhe Ai do ta shndërrojë atë zemërim në paqe dhe një zbulim më të madh të sovranitetit të Tij nëse e lejon.

Perëndi, unë zgjedh të fal ata që më lënduan, më ofenduan, abuzuan, pavarësisht se më përdorën ose më bënë keq. Më ndihmo, Perëndi, të njoh strategjinë e armikut për të më bllokuar në inat, hidhërim dhe mosfalje. Më ndihmo të mos i mbaj mëkatet e njerëzve kundër tyre. Më mëso të shmang përgjigjen me një zemër gjykuese kur jam e lënduar. Shëro emocionet e mia dhe ripërtëri një frymë të duhur brenda meje. Në emër të Jezusit, Amen.

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Spiritual Warfare Battle Plan

Nëpërmjet këtyre mësimeve të fuqishme ti do të zbulosh një kuptim më të thellë se si të krijosh një strategji për të pushtuar dhe për të mposhtur armikun dhe për të penguar planin e tij për të shkatërruar jetën tënde.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Charisma House që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://bit.ly/spiritualwarfarebattleplan