Plani i Betejës së Luftës ShpirtëroreShembull
Dita 1: Beteja Kundër së Keqes
Kur u shpëtova, mendova se do ta kaloja jetën duke ecur pranë ujërave që të çlodhin dhe duke u shtrirë në kullota me bar të njomë. Unë nuk e kisha idenë, që duke përqafuar Jezusin si kapitenin e shpëtimit tim, nënkuptonte që unë isha duke u regjistruar si një ushtar në ushtrinë e Perëndisë.
Që atëherë, kam mësuar që besimtarët janë ushtarë dhe Jezusi nuk ka ardhur për të sjellë paqe, por një shpatë. Kam zbuluar se unë jam më shumë se një pushtues në Krishtin, i cili gjithashtu më tregon se forcat e paperëndishme dhe të padukshme po përpiqen të më pushtojnë.
Mbaje këtë të vërtetë në mendje: armiku vjen për të vrarë, vjedhur dhe shkatërruar. Çdo demon ka të njëjtin mision. Si e bëjnë atë - strategjitë dhe taktikat e tyre - janë të ndryshme. Një frymë frike sulmon besimin tënd, për shembull, ndërsa një frymë e refuzimit sulmon identitetin tënd. Djalli është strategjik. Ushtria e tij është shumë e organizuar, dhe ai po dërgon shpirtra të veçantë kundër besimtarëve, për t'i penguar ata nga qëllimi i tyre i Mbretërisë.
Lutja ime është se ti do të fitosh mprehtësi për të identifikuar shpirtrat që kundërshtojnë jetën tënde - dhe jetën e atyre që ti do - dhe të zhvillosh aftësi shpirtërore për të luftuar. Robëria shpirtërore mund të shfaqet në shumë mënyra, por lajmi i mirë është se fitorja mund të jetë e jona. Duke ecur në autoritetin tonë të dhënë nga Perëndia, ne mund të bëjmë betejën në mënyrë efektive dhe ta fitojmë luftën.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Nëpërmjet këtyre mësimeve të fuqishme ti do të zbulosh një kuptim më të thellë se si të krijosh një strategji për të pushtuar dhe për të mposhtur armikun dhe për të penguar planin e tij për të shkatërruar jetën tënde.
More