Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 3 NGA 14

Zoti na drejton me zërin e Tij dhe ne i përgjigjemi Atij me tonën. A nuk është logjike që Ai që e quan Veten e tij Fjala është gjithmonë duke komunikuar? Dhe se Ai, i cili na krijoi për të komunikuar me Të, sakrifikoi Veten e Tij, në mënyrë që të mund të ktheheshim tek Ai dhe edhe pse e di se çfarë do të themi para se ta themi, i pëlqen të dëgjojë zërin tonë duke folur me Të?

Fatmirësisht, kjo më kuptimplota nga të gjitha bisedat nuk bazohet kurrë në mirësinë tonë, arritjet ose cilësinë e pyetjeve tona. Privilegji i të dëgjuarit dhe i të qënurit i dëgjuar bazohet vetëm në sakrificën e Jezusit.

Biseda fillon kur Zoti na arrin. Zoti është Dashuri dhe dashuria e Tij duhet të arrijë marrëdhënien. Përgjegjësia jonë është të njohim zërin e Tij dhe t'i përgjigjemi Atij. Më pas Ai përgjigjet me besnikëri. Në këtë interval, ne gëzojmë praninë, bindjen dhe besimin e Tij. Unë mendoj se ky bashkëbisedim i vazhdueshëm është inkurajimi i Palit kur tha "lutuni vazhdimisht". Ne ose po dëgjojmë Zotin ose po i shprehim diçka Atij dhe qëndrojmë në pritje të përgjigjes së Tij. Kjo është detyra dhe gëzimi i jetës sonë. Si përfundim, ne zbulojmë se nuk mund të jetojmë pa Zotin që bashkëbisedon. Thjesht duhet të lutemi .

Lutja është padyshim ndërtuese dhe forcuese. Bashkëbisedimi ynë me Zotin paraqet mençuri dhe lë në trashëgimi paqen. Kur nuk dimë si të veprojmë, lutja është hapi tjetër i arsyeshëm. Është një lehtësim. Është i thjeshtë. Është shplodhje.

Të flasësh dhe të dëgjosh Zotin është përgjigjja e natyrshme e nevojës sonë për të pasur një lidhje të ngushtë shpirtërore me Të—tani. Ashtu si bisedat e sinqerta të Tevya’s me Perëndinë, personazhi kryesor në muzikalin e njohur Fiddler on the Roof (Violinisti në Çati), ne flasim dhe dëgjojmë gjatë gjithë ditës sonë të zakonshme. Zoti gjithmonë thërret dhe pret që vëmendja jonë të zhvendoset. Unë shpesh kam menduar, pse na duhet kaq shumë kohë, për t'u futur në marrëdhënie. Kur kthehemi, gjendemi në mes të pranisë së Tij—Përgjigja.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdueshëm me Të gjatë gjithë jetës sonë—një bashkëbisedim që bën të gjitha ndryshimet në drejtimin, marrëdhëniet dhe qëllimin. Ky plan është i mbushur me histori personale transparente, rreth afrimit me zemrën e Zotit. Ai na do!

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer