ShpresaShembull
- Nëse punon shumë për diçka, ti do të jesh më i suksesshëm, apo jo? Nëse pushon, rezultatet e tua do të pakësohen. Të kesh zell është thelbësore. Përkushtohu në çfarëdo që bën. Është e njëjta gjë, nëse do të jesh plot shpresë. Zgjidh me besnikëri shpresën, jo frikën. Kjo të bën plot siguri dhe të jesh shumë më zbavitës!
Hebrenjve 6:11 - A e ke vënë re se nëse nuk je miqësor, edhe të tjerët nuk janë? Por, një gjë shumë interesante ndodh kur je miqësor, duket sikur ke më shumë miq. E njëjta gjë ndodh edhe me Zotin. Nëse po e mban larg Zotin, ai duket larg. Ndërsa, nëse e ndjek Zotin përmes lutjes dhe Fjalës së Tij, ai duket më i afërt. Epo, ja ku e kuptove. Shpresa është vetëm te Zoti. Afrohu pranë tij!
Jakobi 4:8 - Të Krishterët më shpresëdhënës janë të ngazëllyer për Zotin. Ata e duan Fjalën e Zotit, kështu që e lexojnë dhe e mësojnë përmendsh. Ata luten shumë. E sheh, Është Fjala e Perëndisë, që jep shpresë. Është Historia e Tij. Historia me të gjitha profecitë e përmbushura, na tregon se Zoti është në kontroll dhe ka një plan. Thjesht duhet të vazhdosh në atë që po bën tani! Shpresa do të lind!
Romakëve 15:4
Pjesët e mëposhtme të shkrimeve të shenjta janë në programet tona Mobile, Mac ose Windows në MemLok Më shumë plane të MemLok
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
SHPRESË Le të hedhim një vështrim në disa vargje biblike për shpresën. Zoti do që ti të jesh në paqe, pa frikë, plot besim dhe dashuri, apo jo? Ai nuk do të dëshironte që të shqetësoheshe apo të ishe plo zemërim. Shkrimet për Shpresën, të mësojnë se si të jesh një person më falës. Urtësia vjen nga meditimi mbi Fjalën e Zotit.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë MemLok, Sistemin e Mësimit Përmendsh të Biblës, që siguroi strukturën për këtë plan. Për më shumë informacion në lidhje me MemLok, vizitoni: http://www.MemLok.com