Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

ShpresaShembull

Hope

DITA 1 NGA 3

  • E ke vënë re ndonjëherë, se kur je duke lavdëruar Zotin, ke më shumë shpresë? Shpresa dhe Falënderimi shkojnë paralelisht. Lavdëro Zotin për diçka tani. Nëse ke pak shpresë, do të kesh më shumë shpresë! Shpresa është një zgjedhje. Zgjidh vazhdimisht shpresën dhe mos e humb atë. Ti nuk mund të jesh plot me shpresë dhe i dëshpëruar. Është zgjedhja jote. Zoti është i besueshëm. Zoti është i mirë. Psalmi 71:14
  • Të gjitha dëshirat e tua mund të përmbushen nga Zoti. Nëse je në depresion, pyete veten "A shpresoj në diçka përveç Zotit?" Asgjë e dukshme nuk ofron shpresë të vërtetë. Kur shpreson te njerëzit ose gjërat ose ngjarjet, do të ndihesh pak a shumë si i sëmurë. Pritja është e vështirë. Dhe asgjë nuk të kënaq me të vërtetë, përveçse për pak kohë. Të gjitha dëshirat e tua mund të përmbushen nga Zoti!
    Fjalët e urta 13:12
  • Armiku - Satani - pëshpërit në veshin tënd: "Askush nuk e kupton sa i pashpresë ndihem". Kjo është një gënjeshtër. Nëse e beson këtë, je duke i lejuar vetes një festë vetëkeqardhje. POR, ti NUK je vetëm. A mendon se Zoti nuk e kupton? Ndoshta mendon se ai është lodhur duke të të dëgjuar se zemra jote është thyer, përsëri? Asnjëherë mos e beso këtë. Ai të do THELLËSISHT. Dhe do të japë forcë për të vazhduar më tej. Madje do të të bëjë edhe më të fortë!
    Isaia 40: 28-29
  • Njeriu thotë: "Disa gjëra duken të pamundura për Zotin t'i plotësoj". Epo, ky është një këndvështrim shumë mendje ngushtë, a nuk është kështu? Megjithatë, ne biem viktima të kësaj gënjeshtre. Ne duhet rregullisht, të pohojmë me forcë "Asnjë qëllim i Zotit nuk mund të bllokohet." Krijuesi i universit nuk mund të mposhtet. Ai e di më mirë! Ky lloj besimi do të japë shpresë!
    Jobi 42: 2

Pasazhet e mësipërme të shkrimeve të shenjta janë në programet tona mobile, Mac ose Windows në MemLok Më shumë plane të MemLok

Dita 2

Rreth këtij plani

Hope

SHPRESË Le të hedhim një vështrim në disa vargje biblike për shpresën. Zoti do që ti të jesh në paqe, pa frikë, plot besim dhe dashuri, apo jo? Ai nuk do të dëshironte që të shqetësoheshe apo të ishe plo zemërim. Shkrimet për Shpresën, të mësojnë se si të jesh një person më falës. Urtësia vjen nga meditimi mbi Fjalën e Zotit.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë MemLok, Sistemin e Mësimit Përmendsh të Biblës, që siguroi strukturën për këtë plan. Për më shumë informacion në lidhje me MemLok, vizitoni: http://www.MemLok.com