Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 88 NGA 366

«Urrejtja që ndjente për të ishte më e madhe se dashuria me të cilën e kishte dashuruar më parë» (2 Sam. 13:15).

Amnoni digjej nga lakmia për gjysmë-motrën e tij, Tamarën. Ajo ishte e bukur dhe ai ishte i vendosur që ta kishte. Ai ishte i acaruar, sepse e dinte se ajo që donte të bënte ndalohej qartë nga ligji i Perëndisë. Por ai ishte kaq i djegur nga dëshira për të, që asnjë konsideratë tjetër nuk dukej e rëndësishme. Dhe kështu ai pretendoi se ishte i sëmurë, e joshi atë në dhomën e tij dhe e përdhunoi. Ai ishte i gatshëm që të sakrifikonte gjithçka për atë moment të vetëm pasioni [epshi].

Por më pas lakmia [epshi] u kthye në urrejtje. Pasi e kishte shfrytëzuar atë nga egoizmi, ai e përçmoi dhe ndoshta dëshironte që të mos e kishte parë kurrë. Ai e urdhëroi që të zhdukej dhe dera u mbyll mbrapa saj.

Kjo skenë e historisë është duke u përsëritur çdo ditë. Në shoqërinë tonë të shkujdesur, standardet morale janë braktisur gjerësisht. Seksi paramartesor pranohet si diçka normale. Çiftet jetojnë bashkë pa formalitetin e martesës. Prostitucioni është legalizuar. Homoseksualizmi është kthyer në një mënyrë jetese alternative të pranuar.

Të rinj dhe të vjetër shohin dikë që u pëlqen dhe kjo mjafton. Ata nuk njohin asnjë ligj më të lartë. Ata nuk janë të lidhur nga asnjë moslejim. Ata janë të vendosur që të kenë atë që duan. Ata ia bëjnë me dorë çdo mendimi të së drejtës dhe të gabuarës dhe justifikohen duke thënë se nuk mund të jetojnë një jetë normale në një mënyrë tjetër. Dhe kështu ata vendosin shpejt, siç bëri Amnoni, dhe mendojnë se kanë gjetur kënaqësi.

Por ajo që dukej kaq e bukur në perspektivë, duket shpesh shumë e neveritshme në retrospektivë. Ndjenja e fajit është e pashmangshme, pavarësisht se me sa forcë dënohet. Një humbje e dyanshme e respektit ndaj vetes çon në hidhërim. Kjo nga ana e saj shpërthen shpesh në grindje dhe më pas në urrejtje. Personi që dikur dukej kaq i domosdoshëm, tani është krejt i neveritshëm. Nga kjo pikë është i lehtë hapi drejt rrahjeve, luftërave nëpër gjyqe dhe madje vrasjes.

Lakmia [epshi] hedh një themel të prishur mbi ku të ndërtohet një marrëdhënie e qëndrueshme. Njerëzit e hedhin poshtë ligjin e Perëndisë mbi pastërtinë dhe kjo për humbjen dhe shkatërrimin e tyre. Vetëm hiri i Perëndisë mund të sjellë falje, shërim dhe restaurim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 87Dita 89

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al