Çdo ditë me radhëShembull
«Fjala e Zotit iu drejtua Jonas për herë të dytë» (Jona 3:1).
Këtu kemi një mesazh që rrezaton shpresë dhe premtim. Thjesht sepse dikush ka dështuar nuk do të thotë që Perëndia e ka vënë mbi raft.
Dështimet e Davidit janë regjistruar me një realizëm të fortë. Ndërsa i lexojmë ato, ulemi në pluhur bashkë me të dhe digjemi nga turpi. Por Davidi dinte si të thyhej para Zotit, si të pendohej seriozisht. Dhe Perëndia nuk kishte mbaruar me të. Perëndia e fali dhe e ktheu te një jetë e frytshme.
Jona dështoi që t'i përgjigjej thirrjes misionare të Perëndisë dhe përfundoi në barkun e një peshku të madh. Në atë nëndetëse të gjallë, ai mësoi të bindet. Kur Perëndia e thirri për herë të dytë, ai shkoi në Ninive, shpalli gjykimin e afërt dhe pa që i gjithë qyteti u zhyt në pendimin më të thellë.
Gjon Marku pati një fillim të shkëlqyer me Palin dhe Barnabën, por më pas ndryshoi mendim dhe u kthye në shtëpi. Megjithëkëtë, Perëndia nuk e braktisi. Marku u kthye në betejë, rifitoi besimin e Palit dhe u ngarkua me detyrën për të shkruar ungjillin e Shërbëtorit të palodhur.
Pjetri e zhgënjeu Zotin, pavarësisht nga deklaratat e tij solemne për besnikëri të pavdekshme. Njerëzit do t'ia hiqnin vijën, duke thënë se zogu me krahë të thyer nuk mund të fluturojë më kurrë aq lart. Por Perëndia nuk ia hoqi vijën dhe Pjetri fluturoi më lart se kurrë. Ai hapi dyert e mbretërisë për 3000 njerëz në ditën e Rrëshajave. Ai punoi i palodhur dhe vuajti vazhdimisht nga duart e përndjekësve. Ai shkroi dy letrat që mbajnë emrin e tij, më pas kurorëzoi një jetë të lavdishme shërbimi me një vdekje martiri.
Pra, kur bëhet fjalë për shërbimin, Perëndia është Perëndia e mundësisë së dytë. Ai nuk ka mbaruar me dikë thjesht sepse ai njeri ka dështuar. Sa herë që Ai gjen një zemër të thyer dhe të penduar, ai përkulet për të ngritur kokën e ushtarit të rënë.
Megjithëkëtë, kjo nuk duhet të përdoret për ta kaluar anash mëkatin apo dështimin. Hidhërimi dhe keqardhja kur e dështojmë Zotin duhet të shërbejë si një pengues i mjaftueshëm.
Kjo as nuk do të thotë që Perëndia i jep mëkatarit të papenduar një mundësi të dytë mbas kësaj jete. Ka një fund të tmerrshëm për vdekjen. Për njeriun që vdes në mëkatet e tij, dënimi i tmerrshëm është: «Sa herë që bie një dru, ai mbetet aty ku bie» (Pre. 11:3).

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al