Çdo ditë me radhëShembull
«...le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh» (Heb. 12:1).
Shumë njerëz kanë një pikëpamje të jetës së krishterë që është tepër idealiste. Ata mendojnë se ajo duhet të jetë një seri e pandërprerë përvojash në majë të malit. Ata lexojnë libra dhe revista të krishtera dhe dëgjojnë dëshmi personale ku tregohen ngjarje dramatike dhe arrijnë në përfundimin se kjo është e tërë jeta. Në botën e tyre të ëndrrave ata nuk kanë probleme, dhimbje të zemrës, sprova dhe vështirësi. Nuk kanë punë të rëndë, asnjë rutinë të përditshme, asnjë monotoni. Gjithçka është Reja 9 [shumë, shumë mirë]. Kur përballen në jetë me probleme që nuk përshtaten me këtë model, ata dekurajohen, zhgënjehen dhe varfërohen.
Faktet e vërteta janë këto. Shumica e jetës së krishterë është ajo që G. Kembëll Morgani e quan «udha e këmbënguljes së rëndë për kryerjen e gjërave të vogla në dukje». Kjo është mënyra si unë e kam gjetur atë. Ka patur një pjesë të plotë të punëve prej shërbëtori, të orëve të gjata të studimit me disiplinë, të shërbesave pa rezultate të dukshme. Herë pas here ka dalë pyetja: «A është duke u arritur ndonjë gjë me të vërtetë?» Pikërisht në këto kohë Zoti do të hidhte ndonjë shenjë inkurajimi, ndonjë përgjigje të mrekullueshme ndaj lutjes, ndonjë zë të qartë të udhëheqjes. Dhe unë do të forcohesha për të vazhduar edhe pak më gjatë.
Jeta e krishterë është një garë e distancave të gjata, jo një vrap i shpejtë 50 metra, dhe për këtë garë ne kemi nevojë për durim. Është e rëndësishme të fillojmë mirë, por ajo që ka vërtet rëndësi është durimi [qëndresa] që na aftëson për ta përfunduar me një shkëlqim lavdie.
Enoku do të ketë gjithnjë një vend të nderuar në analet e durimit. Ai eci me Perëndinë – mendo për këtë – për 300 vjet (Zan. 5:22). Por nuk duhet të mendojmë se ato ishin vite me shkëlqim të pandotur ose emocione të pandërprera. Në një botë si kjo e jona ishte e pashmangshme që edhe ai të kishte pjesën e tij të sprovave, vështirësive dhe madje përndjekjeve. Por ai nuk u lodh duke bërë të mirën. Ai duroi deri në fund.
Nëse tundohesh ndonjëherë për t'u dorëzuar, kujto fjalët e Heb. 10:36, NEB: «Ju keni nevojë për durim nëse doni të bëni vullnetin e Perëndisë dhe të fitoni atë që Ai ka premtuar».
Një jetë fisnike nuk është shkëlqimi
i lavdisë së fituar menjëherë,
por thjesht një shtim i ditëve
ku bëhet i Zotit vullnet.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al