Punë Të Rëndësishme!Shembull
Mbyllja Derën Shpërqëndrimit!
Në këtë ditë të katërt dhe të fundit të planit "Punë të Rëndësishme", kemi përshkrimin e përpjekjeve të Nehemias për të përfunduar rindërtimin e mureve të Jeruzalemit dhe sfidat që përballet gjatë këtij procesi. Ky është një mësim i fuqishëm për të kuptuar se si të ruash fokusin në një punë të rëndësishme dhe të përballesh me shpërqëndrimet dhe kundërshtimet që ndodhin gjatë rrugës.
Nehemia, një djalë i zakonshëm që shërbente si kupë-mbajtës i mbretit të Persisë, merr lejen për të shkuar në Jeruzalem për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit dhe mureve të tij. Pasi ndihmoi në nisjen e ndërtimit, përballohet me një sërë pengesash nga kundërshtarët e tij, përfshirë Sanballatin, Tobiahu dhe Geshemin. Ata përpiqen të shpërqëndrojnë Nehemian nga puna që ka nisur dhe përpiqen ta pengojnë në mënyra të ndryshme.
Nëse i ligu nuk të dëmton dot, do mundohet të shpërqëndrojë.Nehemia sheh këto përpjekje si përpjekje të ligut për ta ndaluar atë dhe për ta shpërqëndruar nga thirrja që Perëndia i ka dhënë. Ai përballon këto pengesa me vendosmëri dhe qëndrim të fortë. Kur Sanballati dhe të tjerët e thërrasin për një takim që nuk është në interesin e tij, Nehemia i përgjigjet me një "JO" të prerë, duke i dhënë përparësi misionit të tij mbi çdo shpërqëndrim të mundshëm. Edhe pse përpjekjet për të shpërqëndruar dhe sulmuar Nehemian vazhdojnë, ai ruan fokusin dhe vazhdon punën e tij. Ai refuzon të hyjë në tempull për të shpëtuar jetën e tij, duke mbajtur integritetin e tij dhe duke mos abuzuar me autoritetin e tij.
Në këtë pjesë, Nehemia përmend se përpjekjet për të penguar punën e tij janë të pabaza dhe shpikje të kundërshtarëve të tij. Ai lutet për forcë dhe vazhdon me besim në thirrjen që Perëndia i ka dhënë. Ndërsa përballet me kërcënime dhe shpërqëndrime, ai vazhdon të punojë me vendosmëri dhe në fund muret e Jeruzalemit përfundojnë në pesëdhjetë e dy ditë, një arritje e madhe që nuk ishte rezultat i një ndërhyrjeje supernaturale, por e mundur nga puna e palodhur dhe përkushtimi i ekipit.
Historia e Nehemias është një mësim për mua dhe për ty, që të ruajmë fokusin dhe të mos lejojmë që shpërqëndrimet dhe pengesat të na largojnë nga qëllimi ynë. Ne duhet të jemi të fortë për të thënë "JO" për të gjitha gjërat që na largojnë nga puna dhe thirrja që Perëndia na ka besuar. Nehemia na tregon se për të arritur qëllimet tona të mëdha, është e rëndësishme të jemi të qëndrueshëm dhe të ruajmë besimin tonë në Perëndinë, të cilin ne e nderojmë me përkushtimin dhe durimin tonë.
Lutem që je frymëzuar dhe ke mësuar nga historia e Nehemias. Lutem që ky plan të ka ndihmuar dhe udhëzuar; të ka nxitur që nëse ndjen një shqetësim të thellë për ndonjë situatë, të bësh diçka, të jesh ti ndryshimi, të qëndrosh i fortë kur has kundërshtime dhe t'ia mbyllësh derën shpërqendrimeve në mënyrë që të kesh sukses në thirrjen tënde.
Perëndia të përdortë për lavdinë e Tij për PUNË TË RËNDËSISHME!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ideja e këtij plani është që Perëndia përdor njerëz të zakonshëm për të realizuar gjëra të jashtëzakonshme. Ky plan është për ata që besojnë se janë krijuar për të bërë diçka më shumë, për të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në botë. Nëse e ke zemrën të hapur dhe je i gatshëm të angazhohesh, Perëndia do të flasë me ty gjatë këtyre katër ditëve.
More
Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al