Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

BetimiShembull

The Vow

DITA 3 NGA 6

Betimi i Ndjekjes

Ryan dhe Ashia janë dashuruar që në Shkollën e Mesme. Pas tre vitesh lidhje, ata më në fund u martuan vetëm 5 muaj para se të shkruanin përkushtimin e sotëm për ndjekjen reciproke!

Ryan:

Gjëja e parë që duhej të mësoja në martesë ishte se ndjekja nuk përfundonte në altar. Unë gjithmonë i thosha vetes duke u rritur se nuk do të isha kurrë një njeri që punonte aq shumë, sa që nuk kalonte kohë me familjen e tij. Nuk e kuptova sa e lehtë ishte të bije në atë kurth. Vetëm disa javë mbas martesës tonë, më duhej të mësoja që jo gjithmonë të sillja në shtëpi zhgënjimet e mia të punës, listat e detyrave, apo edhe kompjuterin tim. Kam filluar të lutem gjatë rrugës për në shtëpi për ndihmën e Zotit që të ngadalësojë dhe qëllimisht të zhvendosë mendjen dhe zemrën time nga puna tek gruaja ime. Ngatërrimi i gruas dhe punës - thjesht nuk funksionon. Është shumë e lehtë t'i thuash vetes: "Gruaja ime do të jetë gjithmonë këtu. Duhet t’i jap më shumë përparësi punës tani që të mund ta shijoj atë më vonë. "Por ajo gjë që ruan dhe ndjek tani është ajo me të cilën do të përfundosh edhe më vonë. Jezusi na mëson tek Mateu 6:21 se aty ku gjendet thesari yt, aty gjendet edhe zemra jote. Betimi i ndjekjes do të thotë të dish se ku është thesari yt dhe të mos heqësh dorë kurrë nga kërkimi yt për të.

Ashia :

Për Ryan dhe mua, martesa solli me vete një lidhje përgjegjshmërie të integruar për të mbajtur zemrat tona në ndjekjen e Perëndinë, gjithmonë. Ne sfidojmë rregullisht njëri-tjetrin për të rritur dashurinë dhe pasionin tonë për Perëndinë dhe fjalën e Tij. Si rezultat, dëshira ime për të ndjekur Ryan rritet. Në të njëjtën kohë, e shoh zemrën e tij të hapur me kujdes dhe pasion për mua. Ky betim për të ndjekur më parë Perëndinë, dhe më pas njëri-tjetrin, e ka bërë lidhjen më të mirë dhe martesën tonë më të fortë.

Kjo duket perfekte, apo jo? Epo, janë dashur vetëm disa muaj martesë për të kuptuar se ne nuk mund t’i përmbahemi këtij ideali. Unë e gjej veten me dëshirën për të ndjekur Ryan, duke u përpjekur të plotësoj të gjitha nevojat e tij vetë. Pastaj në vend të kësaj, lëviz në drejtim të kundërt, duke u përpjekur të kujdesem vetëm për veten time. Kjo sjellje e lëkundur lartë e poshtë mund të jetë e dhimbshme dhe e pafund, derisa kujtoj sfidën tonë për të ndjekur në fillim Perëndinë. Kur unë ndjek Zotin të parin, Ai në këmbim krijon një dëshirë në mua për të shërbyer dhe ndjekur Ryan. Dhe kur i besoj Zotit dhe Ryan, gjej se nevojat e mia janë plotësuar. Është një lloj ndjekjeje krah për krah. Për të parafrazuar Apostullin Pal nga Filipianëve 1:27, Ryan dhe unë jemi duke qëndruar në një Frymë të përbashkët, me një mendje duke u përpjekur krah për krah për besimin e ungjillit. Si funksionon kaq mirë e gjithë kjo ndjekje? Sepse Zoti na ndoqi së pari.

Planifiko diçka: Nëse je i martuar, planifiko një takim, një drekë, apo edhe thjesht një bisedë për të rindezur ndjekjen. Nëse nuk je i martuar, shkruaj se si dëshiron të duket ndjekja e Zotit dhe e njëri-tjetrit në martesën tënde.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

The Vow

Në këtë Plan Biblik të Life.Church, gjashtë çifte shkruajnë rreth gjashtë betimeve martesore që kurrë nuk i thanë zyrtarisht në altar. Këto betime të përgatitjes, përparësisë, ndjekjes, partneritetit, pastërtisë, dhe lutjes janë betimet që i bëjnë martesat të funksionojnë shumë kohë pas dasmës. Pavarësisht nëse je i martuar ose thjesht po mendon për të, është koha për të bërë betimin.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.life.church/