BetimiShembull
Betimi i Përparësisë
Jonathan dhe Michelle kanë qenë të martuar për 10 vjet dhe mendojnë se ata janë në periudhën e tyre më të mirë, ndërsa u shërbejnë të tjerëve dhe qeshin në tryezë me miqtë.
Jonathan:
"Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje."
Duket e thjeshtë. Unë nuk adhuroj perëndi të feve të tjera. Sigurisht që nuk përkulem para një fuqie më të lartë të rremë ose nuk ndjek mësimet e besimeve të tjera. Në rregull. Unë e kam atë urdhërim të kyçur. Dhe çfarë lidhje ka kjo me martesën?
Jo aq shpejt. Provo ta lexosh kështu, "mos ki asnjë gjë tjetër ose asnjë person para meje." Gjëra që mund t’i vë me lehtësi mbi Krishtin: martesën time, punën time, fëmijët e mi, shëndetin tim, dhe më shumë. Te gjitha gjëra të mira. Derisa ato e zhvendosin Zotin nga vendi i parë. Atëherë ato janë perëndi. Ja çfarë kam kuptuar: kur kërkesat e jetës janë dërrmuese, shpesh ndodh sepse kam vënë diçka ose dikë para Zotit.
Të mos vendosësh asgjë para Krishtit nuk është e lehtë, por është për të mirën tënde. Kur prioritetet e tua janë në rregull - Zoti së pari dhe martesa së dyti - nuk ka vetëm harmoni në martesën tënde, por ka një paqe të thellë, rehati, dhe besim shpirtëror në ty që nuk mund të ndalet.
Michelle :
Shumë shpesh, e gjej veten duke kuptuar se kam e zëvendësuar aksidentalisht Zotin si të parin dhe Jonathanin si të dytin, me gjëra të tjera thjesht duke mos pasur përparësi të qarta! Unë madje kam vënë hobet e mia të preferuara në radhë të parë!
Të vendosësh Perëndinë në radhë të parë, do të thotë të kalosh kohë të qëllimshme me Të, të lexosh Fjalën e Tij, ta kërkosh Atë para gjithçkaje. Dhe nuk më prek vetëm mua. Kur përparësitë e mia janë të gabuara, nevojat e mia nuk plotësohen, dhe përfundoj duke kërkuar te Jonathani që të mi plotësojë ato. Në thelb, unë i kërkoj atij të më vendosë mua në radhë të parë. Kjo thjesht nuk është e drejtë. Vetëm Zoti mund të plotësojë tërësisht nevojat e mia. Fatmirësisht, unë jam duke mësuar dhe duke rimësuar, martesa ime mund të jetë po aq e fortë sa unë jam e fortë në Zotin. Dhe vendosja e Zotit në radhë të parë është mënyra e vetme që funksionon!
Lutu: Zot, çfarë kam vënë në vend të parë? Të dytë? Të tretë? A do të më japësh forcën për të bërë biseda dhe për të marrë vendimet që më duhen për të rregulluar prioritetet e mia? Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në këtë Plan Biblik të Life.Church, gjashtë çifte shkruajnë rreth gjashtë betimeve martesore që kurrë nuk i thanë zyrtarisht në altar. Këto betime të përgatitjes, përparësisë, ndjekjes, partneritetit, pastërtisë, dhe lutjes janë betimet që i bëjnë martesat të funksionojnë shumë kohë pas dasmës. Pavarësisht nëse je i martuar ose thjesht po mendon për të, është koha për të bërë betimin.
More