Jepi Perëndisë vendin e parë.Shembull
“Strategjia me pesë pika për të jetuar në fitore.”
Kjo pjesë jep një strategji me 5 pika, të bazuar në Bibël, për trajtimin efektiv të mëkatit dhe tundimit. Vënia në veprim e këtij plani është një mënyrë më tepër për t'i dhënë Perëndisë vendin e parë në jetën tënde!
1. KUPTO SE PERËNDIA TË SHEH SI TË PËRSOSUR, TË SHENJTË DHE TË PATËMETË, nëpërmjet veprës së Jezus Krishtit. (Lexo 2 Korintasve 5:21.) Shumë herë pasojat më shkatërruese të mëkatit janë faji dhe turpi. Të kuptuarit se nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin, pavarësisht mëkatit, është i rëndësishëm për fitoren (Romakëve 8:1).
2. RRËFE MËKATET E TUA. (Lexo 1 Gjonit 1:9.) Rrëfimi i mëkatit tonë do të thotë t'i pranojmë ato fillimisht në zemrën dhe mendjen tonë dhe më pas t'ia rrëfejmë Perëndisë. Rrëfimi i mëkatit tonë nuk do të thotë domosdoshmërisht t'i bëjmë ato publike për të tjerët. Rrëfimi është midis teje dhe Perëndisë.
3. JI I PËRGJEGJËSHËM. (Lexo Jakobi 5:16.) Gjetja e një miku të ngushtë të krishterë që i beson, e një pastori apo e një anëtari të familjes të cilit mund t'i besosh, është një mënyrë efektive për të futur në betejë përgjegjshmërinë dhe mbështetjen me lutje.
4. SHMANG BURIMET E TUNDIMIT. (Lexo Jakobi 1:13-15.) Kjo është pika më sfiduese për t'u zbatuar dhe kërkon një mendim dhe planifikim krijues. E vërteta është se po shmange tundimin, do të shmangësh mëkatin.
5. LEXO FJALËN E PERËNDISË. (Lexo Psalmin 119:11.) Fjala e Perëndisë na thotë hapur se ndërsa “e fshehim në zemrën tonë”, ajo na jep forcë të veçantë për t'i thënë jo tundimit dhe mëkatit.
Rreth këtij plani
Dhënia e vendit të parë Perëndisë në jetën tonë, nuk është një ngjarje që ndodh vetëm një herë. . . për çdo të krishterë, ky është një proces i përjetshëm. Pavarësisht nëse je i ri në besim, apo një ndjekës “veteran” i Krishtit, ky plan është i lehtë të kuptohet dhe të zbatohet dhe është një strategji shumë efektive për një jetë të krishterë fitimtare.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq