Solid Joys ShqipShembull
Të pajisur dhe të fuqizuar
Dhe Perëndia i paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme, Bariun e madh të dhenve, Zotin tonë Jezu Krisht, ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amen. (Hebrenjve 13:20-21)
Krishti derdhi gjakun e besëlidhjes së përjetshme. Përmes këtij shpengimi të suksesshëm, ai fitoi bekimin e ringjalljes së Tij prej së vdekurish. Kjo është edhe më e qartë në Biblën greqisht nga sa është në atë anglisht, dhe këtu është mjaft e qartë: “Dhe Perëndia i paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme, Bariun e madh të dhenve, Zotin tonë Jezu Krisht.” Ky Jezus–i ringjallur me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme–tani është Zoti dhe Bariu ynë i gjallë.
Për shkak të së gjithës kësaj, Perëndia bën dy gjëra:
- Ai na pajis për çdo vepër të mirë, që të kryejmë vullnetin e Tij, dhe
- Ai punon në ne atë që është e pëlqyer përpara Tij.
“Besëlidhje e përjetshme”, e siguruar nga gjaku i Krishtit, është besëlidhja e re. Dhe premtimi i besëlidhjes së re është ky: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre” (Jeremia 31:33). Prandaj, gjaku i kësaj besëlidhjeje nuk siguron vetëm pajisjen tonë nga Perëndia që të bëjmë vullnetin e Tij, por gjithashtu dhe punën e Perëndisë në ne, për ta bërë të suksesshme atë pajisje.
Vullneti i Perëndisë si mjet i hirit, nuk është shkruar vetëm në gur ose në letër. Vullneti i Tij veprohet në ne. Dhe efekti është: Ne ndiejmë, mendojmë dhe veprojmë në mënyra që i pëlqejnë më tepër Perëndisë.
Ne jemi ende të urdhëruar që ta përdorim pajisjen që Ai na jep: “Veproni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje.” Por më e rëndësishmja është që na thuhet pse: “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij” (Filipianëve 2:12-13).
Nëse jemi në gjendje t’i pëlqejmë Perëndisë–nëse bëjmë pëlqimin e Tij–kjo ndodh për shkak se hiri i Perëndisë, i blerë me gjak, ka kaluar nga pajisja e thjeshtë te transformimi i gjithëpushtetshëm.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione