Armiqtë e ZemrësShembull
Andy Stanley: Armiqtë e Zemrës
Devocional Dita 5
"Të Sjellësh Dëshirat e Tua tek Zoti"
Shkrimi i Shenjtë: Jakobi 4:1-3
Secili nga armiqtë e zemrës merr energji nga ideja se dikush i ka borxh diçka. Faji thotë: "Unë të kam borxh". Zemërimi është nxitur nga nocioni që ti më ke borxh. Lakmia mbahet gjallë nga supozimi që i kam vetes borxh. Kjo çështja e katërt e zemrës nuk është ndryshe.Xhelozia. Xhelozia thotë, "Zoti më ka borxh".
Kur mendojmë për xhelozinë ose zilinë, menjëherë mendojmë për gjërat që të tjerët kanë dhe që ne nuk kemi—pamja e jashtme, aftësitë, mundësitë, shëndeti, shtati, trashëgimia, etj. Supozojmë se problemi ynë është me personin që ka atë që na mungon. Por le të përballemi me këtë; Zoti mund t'i kishte rregulluar të gjitha këto për ne. Çfarëdo që ai i ka dhënë të afërmit tënd, mund të kishte dhënë dhe ty. Kjo është arsyeja pse ti mund të ndjesh brenda teje që ai të ka borxh.
Xhelozia mund të terrorizojë jetën tënde dhe të shkatërrojë marrëdhëniet e tua. Lajmi i mirë është se, ky monstër, ashtu si tre të tjerët, ka një dobësi. Dhe është diçka që mund të mos e presësh: ndalo së dashuri atë që kanë të tjerët dhe fillo t'i kërkosh Zotit atë që ai e di se është më e mira për ty.
Siç thotë Jakobi, konfliktet tona të jashtme janë rezultat i drejtpërdrejtë i një konflikti të brendshëm që ka dalë në sipërfaqe. Ne duam diçka por nuk e kemi, kështu që ne luftojmë me të tjerët. Dëshirat që Jakobi i referohet në këtë pasazh paraqesin etje të pashuara—etjet tona për sende, para, njohje, sukses, përparim, intimitet, seks, argëtim, marrëdhënie, partneritet.
Pra, çfarë të bëjmë me dëshirat dhe orekset që kurrë nuk mund të plotësohen plotësisht dhe përfundimisht? Jakobi thotë se ne i çojmë tek ai që i krijoi ato që në fillim. Me fjalë të tjera, Jakobi është duke na dhënë lejen të hapim zemrat tona në një bisedë të pafiltruar me Krijuesin tonë.
Çdo shqetësim që ke, i madh dhe i vogël, ka rëndësi për Atin sepse ti ke rëndësi për Atin. Qoftë nëse i përket jetës tënde të dashurisë, karrierës tënde, martesës tënde, prindërve të tu, fëmijëve të tu, financave të tua, edukimit tënd ose pamjes tënde, sillja atij. Dhe vazhdo t’ia sjellësh derisa të gjesh paqen për t'u ngritur në këmbë nga gjunjëzimi dhe të përballosh ditën, duke pasur besim në njohurinë që ai kujdeset për ty.
Më lejo të të siguroj, zemra jote do të jetë gjithmonë e shtrenjtë në zemrën e tij.
Për çfarë të dhemb zemra? Kalo ca kohë në bisedë absolutisht falas, të papërmbajtur me Perëndinë për atë që të duket se të mungon. Kërkoji atij të të bekojë në mënyrën që ai e di është më e mira—dhe të të zbulojë dashurinë e tij për ty gjatë rrugës.
Shpresojmë që të pëlqeu devociali 5-ditor i Andit në YouVersion "Armiqtë e Zemrës". Gërmo më thellë dhe gjej shërimin dhe restaurimin afatgjatë duke zgjedhur një kopje të librit të Andit, Armiqtë e Zemrës, nga një shitës i autorizuar afër teje.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si një zemër e pashëndetshme fizikisht mund të shkatërrojë trupin tënd, një zemër e pashëndetshme emocionalisht dhe shpirtërisht mund të shkatërrojë ty dhe marrëdhëniet e tua. Për pesë ditët e ardhshme, lejo Andy Stanley të të ndihmojë të shikosh brenda vetes për katër armiq të zakonshëm të zemrës - faji, zemërimi, lakmia dhe xhelozia - dhe të të mësojë se si t'i largosh ato.
More