Armiqtë e ZemrësShembull
Andy Stanley: Armiqtë e Zemrës
Devocional Dita 3
"Lëshimi i Lëndimit dhe Zemërimit"
Shkrimi: Efesianëve 4:25-32
Armiku i dytë i zemrës është zemërimi. Ne zemërohemi kur nuk marrim atë që duam.
Më trego një person të zemëruar dhe unë do të tregoj një person të lënduar. Dhe të garantoj që personi është lënduar sepse diçka i është marrë. Dikush i ka atyre diçka borxh.
Ne të gjithë njohim njerëz, zemërimi i të cilëve mund të verbalizohet në një nga mënyrat e mëposhtme: "Ti more reputacionin tim". "Ti vodhe familjen time." "Ti more vitet më të mira të jetës sime." "Ti vodhe martesën time të parë." "Më ke grabitur vitet e mia të adoleshencës." "Më ke vjedhur virgjërinë." "Më ke borxh një rritje rroge." "Më ke borxh një mundësi për të provuar." "Më ke borxh një shans të dytë." "Më ke borxh dashuri."
Rrënja e zemërimit është perceptimi që diçka të është marrë. Diçka të ka borxh ty. Dhe tani është krijuar një marrëdhënie borxhi ndaj një debitori.
Po për ty? Çfarë borxhi është duke shkaktuar zemërimin që ndjen?
Sa kohë do të lejosh njerëzit që të kanë lënduar të kontrollojnë jetën tënde? Një muaj tjetër? Një vit tjetër? Një sezon tjetër të jetës tënde? Për sa kohë?
Unë do doja të propozoja që sot duhet të jetë dita që të heqësh dorë nga lëndimi!
Ndërsa është e vërtetë që nuk mund të zhbësh atë që është bërë, është po aq e vërtetë që nuk duhet të lejosh që e kaluara të kontrollojë të ardhmen tënde. Te Efesianët 4, ne jemi urdhëruar të "heqim qafe çdo hidhërim, zemërim, dhe inat". Ne e bëjmë atë duke "falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia të ka falur në Krishtin."
Ilaçi për zemërimin është falja. Nëse presim që të paguhemi për gabimet e bëra ndaj nesh, do të jemi ne ata që paguajmë. Nëse, nga ana tjetër, anullojmë borxhet që na janë borxh, ne do të çlirohemi.
Ndër katër forcat e tmerrshme që po diskutojmë në këto devocionale, besoj se ky—zemërimi i pazgjidhur nga lëndimi i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm—është më shkatërruesi. Megjithatë, në disa mënyra është dhe më i lehtë për tu kapërcyer. Ti thjesht e vendos në mendjen tënde të anullosh borxhin. Ti vendos dhe deklaron, "Ti nuk më ke më borxh."
Ndiq këtë proçes prej katër hapash sot: (1) Identifiko me kë je zemëruar. (2) Përcakto se çfarë të kanë borxh. (3) Anullo borxhin duke i falur ata. (4) Mos lejo që zemërimi të mblidhet përsëri.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Ashtu si një zemër e pashëndetshme fizikisht mund të shkatërrojë trupin tënd, një zemër e pashëndetshme emocionalisht dhe shpirtërisht mund të shkatërrojë ty dhe marrëdhëniet e tua. Për pesë ditët e ardhshme, lejo Andy Stanley të të ndihmojë të shikosh brenda vetes për katër armiq të zakonshëm të zemrës - faji, zemërimi, lakmia dhe xhelozia - dhe të të mësojë se si t'i largosh ato.
More