Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 2 NGA 25

Perëndia i Madhërishëm i Marisë

Maria sheh qartë diçka tepër të jashtëzakonshme rreth Perëndisë: Ai po bëhet gati të ndryshojë drejtimin e gjithë historisë njerëzore; tri dekadat më të rëndësishme në të gjitha kohërat janë gati për të filluar.

Ku është Perëndia? Ai po punon me dy gra të panjohura dhe të përulura, njëra plakë dhe shterpë (Elizabeta), dhe tjetra e re dhe virgjëreshë (Maria). Maria preket aq shumë prej këtij vizioni të Perëndisë, prej Atij që i do të përulurit, saqë shpërthen në këngë, një këngë e cila njihet me emrin “Manjifikati”.

Maria dhe Elizabeta janë heroina të mrekullueshme në tregimin e Lukës. Atij i pëlqen besimi i këtyre grave. Çfarë i bën më tepër përshtypje dhe që dëshiron t’ia ngulitë në mendje Teofilit, këtij lexuesi fisnik, duket se është përulësia e gëzueshme e Elizabetës dhe Marisë, ndërsa ato i nënshtrohen Perëndisë së tyre madhështor.

Elizabeta thotë (Luka 1:43): “Dhe nga po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?” Dhe Maria thotë (Luka 1:48): “Ai e shikoi me pëlqim përulësinë e shërbëtores së tij.”

Të vetmit njerëz, shpirti i të cilëve mund ta madhërojë me të vërtetë Perëndinë, janë njerëzit si Elizabeta dhe Maria, njerëz të cilët e pranojnë gjendjen e tyre të përulur dhe mahniten që Perëndia i madhërishëm i përfill.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/