Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjueti Thesari 3Shembull

Gjueti Thesari 3

DITA 4 NGA 5

Shkoni përpara dhe bërtisni!

Grepi

A e dini kutimin e fjalës rrasë, (një lloj shkëmbi) në Malajzi? E thjeshtë! Është; sejenis batu berwarna kelabu kebiru-biruan yang selalu digunakan sebagai atap ruman

Haha! Përpiqu ta thuash tani dhjetë herë shpejt!

Kështu, sa gjuhë mund të flisni ju?

Tani mendo për mësimin e një gjuhe të huaj kur ju nuk mund ta dëgjoni…. Ose ta shikoni! A keni dëgjuar për Helen Keller? Kur ajo ishte një bebe, ajo u sëmur me temperaturë. Për shkak të kësaj, ajo mbeti e shurdhër dhe memece. Po, është e vërtetë, ajo nuk mundi të shikonte dhe të dëgjonte. A e imagjinoni se çfarë do të thotë kjo? Komplet në errësirë dhe totalisht në qetësi. Madje dhe e ecura në dhomë mund të jetë e vështirë!

Por më pas, Helen mësoi të komunikojë duke bërë shenja me duart e saj dhe duke ndjerë shenjat në duart e njerëzve të tjerë. Dhe Helen nuk mësoi vetëm gjuhën e shenjave, ajo gjithashtu mësoi edhe Gjuhën Angleze. Dhe jo vetëm Gjuhën Angleze, po dhe Frëngjisht dhe madje edhe Gjermanisht! Pa parë, ose pa dëgjuar asnjë fjalë!!!! Dhe e dini çfarë? Helen foli për Perëndinë në të gjithë botën.

Helen asnjëherë nuk bëri justifikime në problemet e saj, dhe ky varg i Biblës përmbledh jetën e saj…

Libri

Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e Tij, i bëni të njohura veprat e Tij midis popujve, shpallni që emri i Tij është i lartësuar. Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra të madhërishme; kjo të dihet mbi gjithë tokën.  
Isaia 12:4b-5

Shiko

Le të shikojmë më thellë se çfarë na tregon ky varg për atë që ne duhet të bëjmë: Çfarë duhet të vendosim në vendet bosh?  Jepini ______. Bëjeni _______. Tregoni _______.

OK—tregoji kombeve për Perëndinë…. Çfarë do të thotë “kombeve”?  

Duket sikur ka kuptimin “të gjithë botës”, a nuk është kështu? Kështu, ne jemi këtu për të treguar (dëshmuar) gjërat e mëdha që Perëndia ka bërë – tek të gjithë, kudo!

A mund ta bësh këtë? Mirë, Helen Keller e bëri. Duke e krahasuar, është shumë më e thjeshtë për shumë nga ne apo jo? (dhe Helen nuk kishte Rrjetin e Gjerë të Internetit, apo Instagramit!) nëse ne mund të shohim dhe të dëgjojmë, ne mund të dëshmojmë shumë thjesht.

Merr

Është e thjeshtë, dhe ja ku është tani …

Përfundoje këtë fjali: 

Jezusi është madhështor për mua sepse ________________________________.

gjeni një apo më shumë njerëz, që nuk e njohin Jezusin, dhe tregoju atyre për Atë. 

Jezusi do të jetë i lumtur vërtet kur ju ta bëni këtë.  

MEQË RA FJALA, JENI MË TË MIRËT!

Dr. Andy

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Gjueti Thesari 3

Bëhuni gati për aventurën më të mrekullueshme! Seria e Gjuetisë së Thesarit, do t'ju përfshijë në aventurën e mrekullueshme të Perëndisë si asnjëherë më parë! Temat e tre planeve janë; të gjesh besimin, të gjesh identitetin, të kesh ndikim.  Duke u bazuar në seritë e dishepullizimit për fëmijë/ të rinj, Gjuetia e Thesarit nga Dr. Andy Meeko, në pjesën origjinale nga NewDayToDay in Tokyo.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Miracle Every Day Japan për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.treasurehuntproject.com