Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjueti Thesari 3Shembull

Gjueti Thesari 3

DITA 1 NGA 5

Bëni Dikë të Lumtur!

Grepi

Sa e lehtë është të bësh dikë të buzëqeshë? 

E gjitha kjo është se kush është ky person ….

Për shembull, nuk mund të jetë e lehtë, të bësh një ngrënës milingonash të buzëqeshë në darkë – ata hanë 30,000 milingona në ditë! Mendo të përpiqesh të kapësh të gjitha milingonat! Pastaj, do të ishte edhe më e vështirë po të bësh balenën blu të lumtur në darkë. Balena blu është më e madhe se një dinosaur dhe gjuha e saj peshon njëlloj sa një elefant. Ajo ha 40,000,000 karkaleca deti në ditë! Do të ishte patjetër e vështirë të bësh të buzëqeshë ngrënësit e milingonave ose balenën (hej prit, a mund të buzëqeshin edhe ato?) për krahasim, është shumë e lehtë për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin. Në fakt, mund t’i bësh njerëzit përreth jush të buzëqeshin çdo ditë! 

Po si? Jezusi na dha një mënyrë vërtet të thjeshtë:  

Libri 

Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre. Mateu 7:12a

Shiko

Çfarë thotë vargu se ti mund të bësh? 

Është e vertetë – mendoni për gjërat e mira që dëshironi të bëjnë njerëzit për ju – atëherë bëjeni ju për ta. 

Por prit pak: A je ndier ndonjëherë që ke bërë dikë të ndihet shumë keq, në vend që të buzëqeshë? Edhe pse ne duam t’i bindemi Zotit në gjithçka që na thotë, që të inkurajojmë të tjerët, për të qënë të sinqertë, nuk e bëjmë këtë gjë. Ndonjëherë ne i dekurajojmë njerëzit. Ndonjëherë duam të bëjmë vetëm gjërat tona.

Kështu, çfarë mund të bëjmë kur nuk mund të inkurajojmë të tjerët?

Merr

Së pari, duhet të jesh i sinqertë për ndjenjat e tua dhe duhet t’ia thuash Perëndisë se si ndihesh. Vazhdoni, pranoni se doni që ai person të ndihet mirë. Por pastaj, vendosni t'i bindeni Zotit - në vend që të bëni diçka të keqe, bëni diçka të mirë, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. Kjo duhet t'i befasojë ata!

Tani merri gjërat në një tjetër nivel. 

Kërkoji Perëndisë të të japë ty sytë e Tij për të parë këtë person. Me të vërtetë, lutu: “Perëndi, dua të shoh atë person në mënyrën që Ti e sheh. Më lejo ta shoh me sytë e Tu.” 

Unë të siguroj, se pas kësaj lutjeje të tillë, do të thotë se do të fillosh ta shohësh këtë person shumë ndryshe se më parë. Ti do të jesh në gjendje të kuptosh pse ata janë të irrituar! Kur ndjenjat tuaja rreth tyre fillojnë të ndryshojnë, do të fillojë të bëhet shumë më e lehtë të duash t’i bësh ata të qeshin.

Dhe tani është pjesa vërtet më e bukur: jo vetëm që ata do të ndien të lumtur, por edhe ju do të ndiheni të lumtur gjithashtu. Dhe kjo sapo ka filluar të ndryshojë ditën tuaj… jo, të ndryshojë botën tuaj!

MEQË RA FJALA, JENI MË TË MIRËT!

Dr. Andy

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Gjueti Thesari 3

Bëhuni gati për aventurën më të mrekullueshme! Seria e Gjuetisë së Thesarit, do t'ju përfshijë në aventurën e mrekullueshme të Perëndisë si asnjëherë më parë! Temat e tre planeve janë; të gjesh besimin, të gjesh identitetin, të kesh ndikim.  Duke u bazuar në seritë e dishepullizimit për fëmijë/ të rinj, Gjuetia e Thesarit nga Dr. Andy Meeko, në pjesën origjinale nga NewDayToDay in Tokyo.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Miracle Every Day Japan për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.treasurehuntproject.com