Parzmorja e ZotitShembull
Shigjetat flakëruese nuk kishin për qëllim kryesorë të vrisnin ose shkatërronin; ato kishin për qëllim të tërhiqnin vëmendjen.
Armiku yt dëshiron të të shpërqendrojë, motër. Kështu që ai mund të të verbojë. Dhe më dëgjo—ai nuk po i qëllon këto shigjeta të tij në mënyrë jo sistematike. Ai është i përshtatur mirë në strategjinë e tij. Ai ka studiuar prirjet dhe zakonet e tua, frikën dhe dobësitë e tua më të thella, dhe ka për synim ato zona në veçanti. Ai e di që nuk mund të të shkatërrojë. Ti je përjetësisht e sigurt në Jezusin. Por ai synon plotësisht të të shpërqëndrojë, duke vendosur çdo numër zjarresh të brendshme të ndezura në jetën tënde—si pasigurinë, frikën, ankthin, shqetësimin ose të qënurit e zënë me shumë punë. Ai dëshiron që ti të mos përqendrohesh, ndërsa ai shkon vjedhurazi nga pas.
Tek Efesianëve 6, Pali ka bartur rripin, parzmoren dhe këpucët si një uniformë shpirtërore që duhet të vishen nga besimtarët në çdo kohë. Minutë pas minute. Dite pas dite. Por me mburojën e besimit, ai urdhëron që ajo të "merret me vete".
Shikoje në këtë mënyrë: Një infermiere mund të veshë veshjen e infermierëve çdo ditë për të punuar, sepse është uniforma e saj.
Por kur të jetë nevoja, ajo do të marrë një stetoskop, aparat presioni të gjakut ose ndonjë numër mjetesh për t'u përdorur për pacientin e saj. Po kështu, ne gjithmonë duhet të veshim uniformën tonë të përditshme hyjnore që na është dhënë, por gjithashtu të jemi të përgatitur të "marrim me vete" të tjerat kur kërkohet.
E para nga këto pjesë të armaturës është mburoja e besimit. Në momentin kur për herë të parë ndiejmë një shigjetë flakëruese që depërton në jetën tonë në një farë mënyre, ne aktivizojmë besimin si një mburojë mbrojtjeje mbi jetën tonë.
Mos e humb ironinë këtu. Armiku dërgon shigjeta flakëruese në jetën tënde, pikërisht kur ti je thirrur të ecësh me besim. Ato shigjeta synojnë qëllimisht të të pengojnë të bësh të vetmen gjë që ka fuqinë t'i shuaj ato: të ecësh me besim!
Besimi bën që shigjetat e zjarrta të dështojnë. Çfarë po kërkon Zoti të bësh? Beje! Me Besim.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Gjatë gjithë ditës, çdo ditë, një luftë e padukshme zhvillohet rreth teje—e padukshme, e padëgjuar, por që ndihet në çdo aspekt të jetës tënde. Një armik i devotshëm, djallëzor kërkon të bëjë kërdinë në gjithçka që ka rëndësi për ty: zemrën tënde, mendjen tënde, martesën tënde, fëmijët e tu, marrëdhëniet e tua, qëndrueshmërinë tënde, ëndrrat e tua, fatin tënd. Por plani i tij i betejës varet nga fakti që të të kapi ty pavetëdije dhe të paarmatosur. Nëse je i lodhur të të shtynë rreth e rrotull dhe të kapesh me mbrojtjen e ulur, ky studim është për ty. Armiku gjithmonë dështon keq kur takon një grua të veshur për rastin. Parzmorja e Zotit, më shumë sesa thjesht një përshkrim biblik i inventarit të besimtarit, është një plan veprimi për ta vendosur atë dhe për të zhvilluar një strategji të personalizuar për të siguruar fitoren.
More