Parzmorja e ZotitShembull
Në të vërtetë, armatimi shpirtëror që ai përshkruan te Efesianëve 6, është thjesht një përsëritje e—një mënyre tjetër përshkrimi—atë që Pali kishte shpjeguar në pjesën e parë të letrës. Si mund të "vendosnin" ose "të merrnin" gjëra që nuk e dinin se i kishin? Hapi i parë për ta—hapi i parë për ne—në shfrytëzimin e burimeve shpirtërore që na janë dhënë, është të kemi sytë tanë shpirtëror të hapur në mënyrë që t'i shohim ato.
Historia e Eliseut dhe shërbëtorit të tij me shikim të dobët në 2 Mbretërve 6, është një nga historitë e mia më të preferuara në Bibël. Skena është një betejë që do të zhvillohet midis mbretit të zemëruar të Sirisë dhe kombit të Izraelit.
Shërbëtori i Eliseut e inspektoi situatën me kujdes. Në fillim, ai mund të shihte vetëm armikun, i cili me gjasë nuk i la asnjë përgjigje tjetër përveç frikës dhe ankthit.
Por pastaj ai menjëherë u bashkua me një realitet revolucionar shpirtëror: që ishte në dispozicionin e tij dhe punonte në emër të tij më shumë nga sa ai mund të imagjinonte. Ajo që sytë e tij fizikë mund të shihnin, nuk përputhej me atë që ata nuk mund të shihnin. Lutja e Eliseut e ndihmoi atë ta bënte të vetëdijshëm, për të gjitha burimet dhe forcën në anën e tij, që luftonte kundër armikut.
Për të qenë i sigurt dhe fitimtar, duhet të jesh në gjendje ta "shohësh" atë.
Tek Efesianëve 1, Pali thekson vetëm disa nga dhuratat që Zoti na ka dhënë. Ka shumë më tepër, dhe secili lidhet posaçërisht me parzmoren dhe armët e tua shpirtërore. Çelësi i parë për të kuptuar se si të gjitha ato përshtaten me aftësitë e tua për të identifikuar armikun, është vizioni.
Ti nuk mund t'i përdorësh ato nëse nuk je në gjendje t'i njohësh plotësisht, nëse nuk je i vetëdijshëm për disponueshmërinë dhe rëndësinë e tyre, në zhvillimin e suksesshëm të luftës kundër armikut.
Fitorja fillon këtu. Fillon sot. Fillon me një lutje për vizion.
Prandaj bashkohu me Palin, duke i’u lutur Zotit të hapi sytë e tu në mënyrë më të plotë, në mënyrë që ti jo vetëm të mund të zbulosh veprimtarinë e armikut, por gjithashtu mund të jesh plotësisht i vetëdijshëm, për atë që Zoti të ka dhënë për ta çarmatosur dhe mposhtur atë në jetën tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Gjatë gjithë ditës, çdo ditë, një luftë e padukshme zhvillohet rreth teje—e padukshme, e padëgjuar, por që ndihet në çdo aspekt të jetës tënde. Një armik i devotshëm, djallëzor kërkon të bëjë kërdinë në gjithçka që ka rëndësi për ty: zemrën tënde, mendjen tënde, martesën tënde, fëmijët e tu, marrëdhëniet e tua, qëndrueshmërinë tënde, ëndrrat e tua, fatin tënd. Por plani i tij i betejës varet nga fakti që të të kapi ty pavetëdije dhe të paarmatosur. Nëse je i lodhur të të shtynë rreth e rrotull dhe të kapesh me mbrojtjen e ulur, ky studim është për ty. Armiku gjithmonë dështon keq kur takon një grua të veshur për rastin. Parzmorja e Zotit, më shumë sesa thjesht një përshkrim biblik i inventarit të besimtarit, është një plan veprimi për ta vendosur atë dhe për të zhvilluar një strategji të personalizuar për të siguruar fitoren.
More